Rreth 500 banorë nga 10 fshatra të Dropullit të Sipërm vuajnë mungesën e shërbimit të transportit publik prej dy vitesh, kjo për shkak të pezullimit të dy operatorëve të cilët operonin prej vitesh në këtë zonë.
Ministria e transportit iu ka hequr atyre licencën, edhe pse e kishin aktive deri në vitin 2024 dhe 2029 duke ia kaluar një tjetër shoqërie nga Tirana, ç’ka ka sjellë probleme tek banorët.
Ata shprehen se iu kushton deri në 50 mijë lekë të vjetra një udhetim drejt qytetit të Gjirokastres në raste emergjente apo sëmundje. Edhe pse jane ankuar disa herë pranë bashkisë së Dropullit nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.