Prishja e dy banesave në zonën e Shkozës ka sjellë tension që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Banorët kanë kundërshtuar aksionin e policisë, ndërkohë mësohet se dy prej tyre janë shoqëruar nga polcia.
Një nga banorët shprehet se shtëpia e tij është diferencuar nga legalizimi.
“Katër shtëpia janë të legalizuara, shtëpia ime është në mes e palegalizuar. Unë jam në gjyq dhe duhet të presim vendimin e gjykatës. Nuk mund të më prishin banesën pa dëmshpërblim. Kanë ardhur 4 ditë resht që më kërkojnë të liroj shtëpinë”.
Ndërkohë në mbrojtje të qytetarëve ndodhet edhe ish-deputeti Aldo Bumçi.
Në zonën e Shkozës janë rreth 37 banesa që preken nga projekti i Unazës se re në pjesën lindore.