Banorët e qytetit bregdetar të Matit akuzojnë autoritetet që nuk kishin një plan të saktë, për t’i shpëtuar në momentin e rënies së zjarrit. Ka qenë një grua, banuese në Mat, e cila në një dëshmi rrënqethëse për televizionin SKAI, shprehet se autoritet i lanë të digjeshin si minj.
“Nuk kishin asnjë plan. Na mbyllën. Dërguan njerëz në Portin e Kuq dhe askush nuk e dinte nëse ishte i sigurt apo jo. Kam bërë shtatë orë për të parë fëmijët e mi. Ishim në det dhe ne mbyteshim dhe mbyteshim. Na lanë si minj duke u djegur”, shprehet ajo.
(J.D/Faxweb)