Në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme, pronarët e bareve dhe diskotekave janë organizuar në një protestë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e aktivitetit të tyre ekonomik.
Duke ruajtur distancën fizike dhe të pajisur me maska vlonjatët kërkojnë ndryshimin e Aktit Normativ të qeverisë që penalizon veprimtarinë e tyre ekonomike. Me pankarta në duar ku thuhet “Na lini të shërbejnë”, pronarët kërkojnë një zgjidhje për problemin e mbylljes së biznesit të tyre .
“Akti Normativ e bën të pamundur zhvillimin e biznesit për ne pasi deri në orën 9 të darkës ne jemi bosh. Ky vendim na çon në falimentim automatik, pasi ne si biznes veror punojmë gjatë verës dhe mbulojmë shpenzimet gjatë dimrit. Në ambientet e mbyllura ka qenë e ndaluar të operojmë ndaj ne kemi operuarnë ambiente të hapura. Jemi munduar të respektojmë protokollin në maksimum.
Në rast se nuk do të ketë reagim të paktën për situatën ekonomike, pasi mirë thonë rri në shtëpi por duhet të na japi një zgjidhje ekonomike.”- tha një përfaqësues i biznesit.