06:36 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Na moj goc, kujt i bën kunja ti”, incidenti me “profesor” Gazin në Teatër

09:30 | 13/02/2017
në Aktualitet, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Na moj goc, kujt i bën kunja ti”, incidenti me “profesor” Gazin në Teatër

Nga Alma Mile

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” po shfaqet një komedi e zezë e Joe Orton, titulluar “Çfarë pa kryeshërbëtorja”.

Mund të jetë shfaqje e bukur, nuk di të them, sepse nuk e kam parë dhe, t’ju them të drejtën, nuk kam për të shkuar. Do ta kisha gjetur kohën, por nuk dua të shkoj me ndërgjegje. Ju mund të shkoni e të kënaqeni, nuk dua të ndikoj.

Por para se të shihni se “Çfarë pa kryeshërbëtorja”, po ju tregoj se çfarë panë gazetarët në konferencën për shtyp përpara shfaqjes. Pa e zgjatur, siç e do zakoni, u rreshtuan në skenë realizuesit e veprës dhe aktorët me radhë, e përballë tyre gazetarë, që kanë qëlluar, jo rastësisht, të jenë të gjitha femra, si edhe kameramanët e disa televizioneve. Filloi prezantimi i veprës, filluan edhe pyetjet nga ana e gazetarëve, duke qenë që vepra në fjalë përbënte një lloj kurioziteti, sepse siç na ishte njoftuar prej kohësh e nga sa kishim lexuar mbi autorin, në kohën e vet ishte konsideruar si “skandaloze”, duke qenë se guxonte të prekte tema si trajtimi i sëmundjeve psikike dhe seksualiteti.

Ndërkohë, drejtori i TKEKS, Kiço Londo, njëkohësisht dhe një prej tre regjisorëve të veprës, herë pas here i drejtohej njërit prej aktorëve pjesëmarrës si “Profesor Gazi”. Në fillim nuk po e kuptonim se për kë e kishte fjalën, po i vetmi Gaz në panel ishte Gazmend Paja.

Aq shumë u ngazëllua Gazi nga dashamirësia e Kiços, saqë kujtoi se me të vërtetë ishte profesor dhe filloi t’i trajtonte gazetarët si studentë të Universitetit të Arteve.

Një pyetjeje të një prej gazetareve, që kishte të bënte ekskluzivisht me veprën e nuk po cenonte aktorin në jetën e tij personale, “profesori” iu përgjigj me një kundërpyetje: “Moj goc, (“goca” është zonjë dhe nënë e dy fëmijëve) a e ke lexuar materialin që të ka dërguar A…?! Ti nuk e ke lexuar, se po ta kishe lexuar, do të kishe lexuar ca gjëra të rëndësishme në fillim, në mes dhe në fund të materialit”. Njëlloj si një debat i padobishëm mes një mësuesi dhe një nxënësi, nëse ky i fundit e ka lexuar apo jo mësimin e ditës, i ka bërë apo nuk i ka bërë detyrat.

Ndoshta për shkak të mungesës së eksperiencës, “profesor” Gazi nuk e di se këto konferencat përpara shfaqjes janë publicitet për këtë të fundit dhe nëse u bëhet ndonjë pyetje të pranishmëve, bëhet më shumë për begenisje, jo se gazetari/ja nuk ka informacion për veprën.

Po se edhe duhet një sinkron për kronikat televizive, dreqi e mori! Por imagjinoni se ç’mund të bënte “profesor” Gazi, sikur konferenca të bëhej pas shfaqjes e t’i thoshe (mos o Zot!), që nuk të kishte pëlqyer!

Do t’ju them po më mori në telefon ;) Po jo vetëm kaq. Pak minuta më vonë, gazetarja, natyrisht e fyer, përgëzoi aktorin Mehdi Malkaj, për sportivitetin me të cilin iu përgjigj pyetjeve, përkundër atyre që atë ditë kishin veshur dhe kostum (Gazi), profesor Gazi nuk e mbajti dot veten dhe u çua në këmbë, u përkul nga skena në drejtim të karrigeve ku ishin gazetarët: “Kujt i bën kunja, ti, mua më bën kunja?

Moj goc, kujt i bën kunja? Nga çfarë televizioni je ti, nga çfarë televizioni je?”. Në ato momente “profesor” Gazi dukej sikur ishte në skenën e “Portokallisë” duke luajtur rolin e komisionerit të dehur që shkonte për të vlerësuar dëmet e përmbytjeve nëpër fshatra.

Nuk mund t’ju them se sa zgjati ky debat, përveçse qe një skenë, realisht e shëmtuar, e cila e shembte përtokë imazhin e një aktori që së jashtmi përçonte energji pozitive; një situatë që tregonte se si mund të të shtrembërojë fama, politika, vëmendja e pakursyer mediatike; se sa keq trajtohen gazetarët e aq më shumë femrat; se sa keq shpërdorohet fjala; se si mund të bëhesh profesor, pa qenë i tillë.

Sepse profesor nuk bëhesh vetëm sepse jep ndonjë lëndë në universitet, se në këtë vendin tonë nuk ka mbetur më kuç e maç pa e bërë këtë.

Dhe, po ashtu, profesor i skenës do shumë e shumë vite për t’u bërë. Sot natyrshëm të vjen t’i thuash Profesor, Robert Ndrenikës dhe gjithë brezit të tij apo atyre që ishin para tyre, për shkollën që me modesti dhe përkushtim ngjitën në skenat tona dhe na falën gëzim edhe në ato ditë që nuk premtonin shumë diell. Ata janë profesorë dhe u heqim kapelën, po Gazmend Pajës??? Po mos!!!

Etiketa: alma milegazmend pajamilepaja
Pas

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, përplas tre vajzat e reja (EMRI)

Para

Elvana Gjata kundër rrymës në Grammy’s, tërheq vëmendjen mediave ndërkombëtare (FOTOT)

Para
Elvana Gjata kundër rrymës në Grammy’s, tërheq vëmendjen mediave ndërkombëtare (FOTOT)

Elvana Gjata kundër rrymës në Grammy’s, tërheq vëmendjen mediave ndërkombëtare (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.