00:16 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Na mori fytyrën, s’guxojmë të dalim në prag të derës”, flasin familjarët e ngujuar të autorit të masakrës në Mat

16:43 | 14/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Foto ekskluzive/ Vrau dy punonjës të Bashkisë në Mat, kush është Kujtim Koxha

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Shëlli të Matit, ku Kujtim Koxha, vrau me kallashnikov 3 punonjës të Bashkisë dhe plagosi një tjetër, familjarët e vrasësit janë shpreur të turpëruar nga jo që ka ndodhur.

“Kujtimi na ka marrë fytyrën. Na ka turpëruar jo vetëm këtu në fshat e në zonë, por në të gjithë vendin. Që nga dita kur ndodhi ngjarja, ne nuk guxojmë të dalim as tek oborri i shtëpisë. Nuk e dimë pse e bëri dhe si e bëri atë krim të tmerrshëm. Edhe sikur të na falin familjarët e viktimave, ne nuk mund t’u dalim më para syve”, – janë shprehur familjarët e autorit të masakrës.

E ndërsa pjesëtarët e familjes Koxha kanë dënuar aktin e rëndë, vetë autori i krimit makabër nuk ka shprehur pendesë për marrjen e tri jetëve dhe lënien jetimë të fëmijëve të viktimave. Dy ditë më parë ai është justifikuar para oficerëve të policisë gjyqësore me fjalët se njëri nga viktimat e kishte fyer dhe e kishte qëlluar me shuplakë. “Njëri nga ata më qëlloi me shuplakë dhe më tha je i dehur. Më pas nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur”, është shprehur 51-vjeçari, i cili pohohet të jetë person problematik.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjes është shprehur se të hënën do të kërkohet masa e sigurisë “Arrest me burg”.

“Ne kemi mbledhur të gjitha materialet e duhura. Kemi bërë dokumentimin e ngjarjes që ndodhi pak ditë më parë në fshatin Shëlli. Të hënën do të kërkojmë masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ ndaj autorit të krimit”, tha prokurori.

Por ndërsa ngjarja e rëndë tronditi të gjithë opinion publik, Bashkia e Matit nderoi 3 viktimat e rënë në krye të detyrës.

Nga frika e ndonjë hakmarrje, policia ka marrë në mbrojtje familjen e autorit të vrasjes së trefishtë duke kryer shërbim përgjatë 24 orëve. Menjëherë pas ngjarjes, mësohet se familjarët e Kujtim Koxhës, janë ngujuar brenda 4 mureve.

Nga ngjarja e rëndë mbetën të vrarë:

1.Mentor Hoxha, 36 vjeç
2.Erzen Aliaj, 49 vjeç
3.Hamit Buçi, 52 vjeç

Ndërsa i plagosur mbeti, Astrit Hani, 40 vjeç.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Fakte interesante, ja çfarë duhet të dini për ndeshjen Izrael-Shqipëri

Para

“Ç’hall e çmendi Albkontrollin që ngatërron Ballën me Salianjin!?”

Para
Padia e Ballës, reagon Salianji: Të fala shpifësirave, paratë që kemi do t’i çojmë për PS-në

"Ç'hall e çmendi Albkontrollin që ngatërron Ballën me Salianjin!?"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.