16:13 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Na nxinë faqen, s’kanë turp dhe dinjitet”, Lleshaj entuziast në FB: Me ndihmën e gjermanëve kapëm policin që kishte vëllanë ‘skifter’

10:00 | 30/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Është ministër i brendshëm, Sandër Lleshaj: U grabitën 5 pikë disa milionë (Mos e humbisni videon)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur me superlativa për operacionin e SHÇBA-së, që kulmoi me arrestimin e një polici laçjan, që shiste sendet e grabitura nga vëllai i tij në Gjermani.

Sipas ministrit operacioni u ndërmor nën monitorimin e partnerëve gjermanë, dhe këta elemenë nxijnë pa të drejtë imazhin e shqiptarëve.

Postimi i plotë i Lleshajt;

Pas një operacioni të përbashkët me partnerët gjermanë, u kap në kushte flagrance një punonjës policie, i cili kishte depozituar në shtëpi një mori sendesh shtëpiake të vjedhura në Gjermani nga i vëllai.

Meritojnë falënderim të veçantë partnerët gjermanë për rigorozitetin me të cilin ndjekin çdo lloj vjedhjeje, pa i ndarë ato në të vogla dhe të mëdha.

Falënderime meritojnë SHÇBA, Prokuroria dhe Policia e Shtetit për bashkëpunimin profesional dhe vullnetin për vetëpastrim nga radhët e personave të inkriminuar apo të padenjë që mund të kenë mbijetuar ende brenda strukturave të veta.

Keqardhje për elementë të tillë që pa turp dhe pa dinjitet bien në nivele kaq të ulëta, sa vjedhin deri edhe lugët e huaja, për të nxirë pa të drejtë faqen e mijëra shqiptarëve të tjerë, që jetojnë me punë dhe dinjitet anembanë Europës.

Ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë për të informuar çdo lloj dyshimi, edhe për raste të atyre, që kanë humbur dinjitetin dhe vjedhin nëpër Europë. Kjo kategori hajnash meriton përbuzje dhe izolim shoqëror si dhe procedim të rreptë ligjor.

Policia e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese do të vijojnë pa asnjë luhatje luftën ndaj të gjithë formave të krimit. 

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: lleshaj polici lacjansANDER lLESHAJ
Pas

Ulen ndjeshëm temperaturat, si parashikohet moti për ditën e sotme

Para

PD kërkesë urgjente KQZ-së për Agim Kajmakun: Zbatoni ligjin, të shkarkohet pa vonesë!

Para

PD kërkesë urgjente KQZ-së për Agim Kajmakun: Zbatoni ligjin, të shkarkohet pa vonesë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

VIDEO/ Imzot Gjergj Meta takon Papa Leonin XIV, e fton të vizitojë Shqipërinë

Verifikim 400 makinave të luksit, Tatimet: Janë blerë me të ardhura të padeklaruara

Netanyahu njofton eliminimin e kreut të Hamasit në Gaza

Bulqizë/Plagoset një minator në galeritë e kromit, dërgohet për mjekim në Peshkopi

Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

Trump: Sistemi ‘Golden Dome’ do t’i kushtonte Kanadasë 61 miliardë dollarë

BKT inauguron degën e rinovuar në Elbasan – Një hap drejt së ardhmes!

Kremlini: Stambolli shqyrtohet si vendi për zhvillimin e negociatave me Ukrainën

Java e Kulturës Italiane në disa qytete të vendit

Kirurgu pedofil francez që abuzoi me qindra pacientë dënohet me 20 vite burg, në ditar shënoi detaje nga sulmet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.