Teksa zot vuloset ajo që po artikulohej prej kohësh, se Shqipërisë nuk do ti hapen negociatat me BE-në, në rrjet ka shpërthyer debati lidhur me atë që do të ndodhë pas këtij lajmi.
Nëse vetë kryeministri Edi Rama e sheh këtë si një problem të lidhur ngushtësisht me Francën dhe vendet e tjera hezituese, drejtorët e tij shkojnë edhe më tej, atyre nuk iu ‘’plas k*ri” fare për këtë proces.
Ky është rasti i Aurel Vodës, burrit të zv.ministres së brendshme Rovena Voda, i cili ka lëshuar në koment në rrjetet sociale, ku tregon se nuk është fare i interesuar që të dijë lidhur me negociatat.
Veç të tjerash Aurel Voda mban postin e Fondit të Detyrueshëm Shëndetësor, një institucion ky mjaft i rëndësishëm, ku lëvrohen miliona lekë. Shpresojmë që Vodës të mos i plasë edhe për këto të fundit…