Pas komenteve epike, për debatet midis 2 kryeministrave Rama-Haradinaj gjatë vizitës në Samitin e Berlinit për çështjen e taksës me Serbinë, ku shprehej se: “Kur Ramushi derdhte gjak për vendin e tij, “Kalorësi i Legjionit të Nderit të Surrelit” bënte plazh me hallatet në ajër”, ish kryebashkiaku i natës Briken Fejzullai godet sërish.
Kësaj here, përmes postimit të një fotoje në rrjetet sociale me Haradinaj, Fejzullai duke ironizuar vizitën e Kryeministrit serb Vuçiç në Tiranë është shprehur: “Ça thu me, vika prap’ Vuçiç n’Tiron?! Epo na plasi RRUSHI!”.
Kujtojmë se pas vizitës në Berlin, Haradinaj u shpreh se çështja kryesore e diskutimit në Samit ishte ajo e taksës së mallrave me Serbinë, gjë për të cilën më shumë presion për ta hequr i ishte bërë nga kryeministri Rama dhe Presidenti Hashim Thaçi sesa nga vetë Merkel dhe Macron që kishin bërë në radhë të parë propozimin.