22:44 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Na pret edhe një luftë tjetër”, deklarata tronditëse e Dodik: Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina

18:31 | 09/05/2024
në Aktualitet, Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Na pret edhe një luftë tjetër”, deklarata tronditëse e Dodik: Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina

Milorad Dodik në një fjalim gjatë përkujtimit të Ditës së Fitores mbi Fashizmin në Banja Luka të Republikës Serbe, tha se është koha për të luftuar për “çlirimin” nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai vijoi me kërcënime për ndarjen e shtetin shtetit boshnjak.

“Sot kujtojmë Ditën e Fitores mbi Fashizmin – ditën kur fuqia më e errët në botë në atë kohë – Gjermania, hodhi armët. Gjermania, regjimi i së cilës është përgjegjës për vdekjen e më shumë se 30 milionë njerëzve. Serbët pësuan rëndë humbje, së bashku me rusët, hebrenjtë dhe të gjithë ata që e kundërshtuan atë ideologji, duke besuar në lirinë dhe barazinë e të gjithë njerëzve pa dallim kombësie apo feje”, tha fillimisht ai.

“Gjermania në atë kohë nuk i njihte ide të tilla, ajo u përpoq për nënshtrim, për të zgjeruar ndikimin e saj si një fuqi e vonuar koloniale. Kishte mundësinë të zgjerohej drejt Ballkanit dhe Rusisë, gjë që e bëri”, theksoi Dodik.

Ky i fundit pohoi se “fakti është se viktimat më të mëdha ishin në mesin e popullit serb dhe rus” dhe se kjo zbulon qëllimin e vërtetë të fashizmit.

Ai sërish deklaroi se Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina me fjalët “se populli serb po përballet me një luftë të re – luftën për çlirim nga Bosnja dhe Hercegovina”.

“Na pret edhe një luftë tjetër, ajo është lufta për çlirimin nga Bosnja dhe Hercegovina”, tha Dodik. Ai tha se liria është ajo që e bashkon popullin serb në tërësi.

“Fitorja mbi fashizmin është e përhershme dhe nuk mund të zëvendësohet me asgjë tjetër. Rezistenca jonë ndaj çdo forme presioni të ushtruar këtu është jashtëzakonisht e fortë”, përfundoi Dodik.

Pas

Katër datat e majit që do të sjellin ndryshime të mëdha

Para

Eurovision 2024: Demonstrata në Malmö kundër pjesëmarrjes së Izraelit

Para
Eurovision 2024: Demonstrata në Malmö kundër pjesëmarrjes së Izraelit

Eurovision 2024: Demonstrata në Malmö kundër pjesëmarrjes së Izraelit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.