Ditën e djeshme u lanë të lirë 3 banorët që u shoqëruan në polici pasi nuk lejuar shkarkimin e tubacioneve për ndërtimin e HEC-eve në zonën e tyre.
Ndërsa ditën e sotme ka folur për FaxNews, Anton Kola banor i Fanit në Mirditë. Kola tregon momentin sesi protestoi sëbashku me banorët e tjetër dhe tregon orët e qëndrimit në polici.
Ai thotë se Policia ka shoqëruar atë sëbashku me dy banorë të tjerë për shkak se penguan punimet për ndërtimin e HEC-eve në zonën e tyre.
“Jemi mbajtur për më shumë se 8 orë në polici. Dje erdhën dy kamiona me tuba për tu shkarkuar, pastaj erdhi policia dhe na tha se po bllokon punimet dhe për këtë do të mbani përgjegjësi ligjore. Ne thjeshtë po rrinim, ata provokuan që të na arrestojnë. Ne nuk do ti lejojmë punimet.”
Gjithashtu, policia shoqëroi ditën e djeshme tre banorët Florin Gjoka, Anton Kola dhe Gjovalin Lleshi.
Discussion about this post