23:57 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Na rreshtonte dhe na drejtonte armën mua dhe fëmijëve”, gruaja rrëfen historinë tronditëse me ish-burrin polic

19:15 | 12/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Na rreshtonte dhe na drejtonte armën mua dhe fëmijëve”, gruaja rrëfen historinë tronditëse me ish-burrin polic

Rubrika “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare”  ka sjellë sot historinë e dhimbshme të zonjës Deliko. Ajo ka rrëfyer në studio se gjatë martesës së saj 15-vjeçare është dhunuar vazhdimisht dhe me metoda çnjerëzore nga bashkëshorti i saj.

Dhunë kjo që ka vazhduar edhe pas ndarjes. Nga martesa e tyre ata kanë 4 fëmijë, të cilët sipas saj, gjithashtu janë dhunuar nga bashkëshorti.

Ish-bashkëshorti e mbyllte në një dhomë, nuk e linte të shihte fëmijët, madje e kërcënonte që ajo të mos e denonconte. Për hir të fëmijëve, Deliko ka pranuar gjithçka që bashkëshorti i bënte, por një ditë ajo vendosi të merrte guximin dhe të ndahej prej tij.

Deliko: Jam martuar në vitin 1985 dhe deri në 2001 nuk funksinoi më martesa. Por gjatë kësaj martese unë kam 4 fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Po, ish-burrin e kisha shumë të dhunshëm, më dhunonte, më rrihte fëmijët, çfarë nuk punonte mbi mua, më mbante mbyllur. Megjithatë për hatër të fëmijëve e duroja. Hajt sot, hajt nesër, ai sa vinte dhe më keq.

Eni Çobani: Sa vite keni qëndruar në martesë me bashkëshortin tuaj?

Deliko: Rreth 15 vjet! E durova aq shumë sa s’kishte më zonja Eni. Se të ndahet një nënë me 4 fëmijë nuk ndahet kollaj. Se ai ka qenë edhe me punë shteti, polic, dhe vinte i dehur aty, na rreshtonte aty, na drejtonte armën.

Eni Çobani: Ju rreshtonte?

Deliko: Neve nuk flisnim, se unë nuk kisha kujt t’i drejtohesha, as njerëzve të mi se e kisha marrë dhe me dashuri.

Eni Çobani: Një polic i shtetit shqiptar që rreshton familjen nga më i madhi tek më i vogli dhe ju drejton armën! Arsyeja kush ishte?

Deliko: Ai e di. Sa vinin fqinjët dhe na shpëtonin dhe thoshin: Aman ore çfarë bën. Po s’ishte një ditë, pothuajse ishte e vazhdueshme, sa dhe fëmijët u bënë me hije kur vinte Rahmani në shtëpi. Nuk mbante më zonja Eni, sa filloi pastaj më mori, më mbylli në një dhomë dhe nuk i linte fëmijët të flisninin me mua. Unë nuk flisja dot, le që nuk më linte të dilja jashtë porte. Por nuk dija. Se dhe po të shkoja të ankohesha ai ishte me polici, kishte dy shokë, nuk dija kujt t’i drejtohesha. Se kam qenë gjithmonë e mbyllur. Nuk kishte rrugëzgjidhje, bëmë divorcin.

Eni Çobani: Bëtë divorcin!

Deliko:Të katërt fëmijët erdhën me mua. Po ai prapë më dhunonte, më futi në një kasolle. Më jepte bukë njëherë në 24 orë. Unë s’kisha njeri në Levan të Fierit. Më rrihte në mënyrat më çnjerëzore. Mua arriti sa më rrihte me dru poshtë këmbëve, që mos dilja jashtë të bëja denoncim. Fëmijët ishin të vegjël, vajza e madhe ishte 13 vjeç. Ku do shkonte fëmija? Dhe i pranoja të gjitha dhe jo do të vras, jo do të pres, do vras fëmijët. Do të pres një këmbë ty. Fëmijët nuk m’i linte t’i shikoja. /tvklan.al

Pas

KLSH publikon auditimin e performancës: Qeveria ka dështuar në luftën kundër informalitetit me kasat fiskale, është 50%

Para

E preu fqinjin me sëpatë, si ndodhi krimi i të burgosurit që vdiq dje

Para
E preu fqinjin me sëpatë, si ndodhi krimi i të burgosurit që vdiq dje

E preu fqinjin me sëpatë, si ndodhi krimi i të burgosurit që vdiq dje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.