Me datën 6 janar, banorët e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor që janë strehuar nëpër hotele duhet të largohen dhe të gjejnë një shtëpi më qira për të banuar.
Në kamerat e Fax News banorët shprehen se nuk dinë ku të strehohen, ndërkohë që ende nuk kanë marrë asnjë lekë.
“Kam shtëpitë e mia unë dua ti rreguloj. Këto paret e mia shkojnë sa andej këtej dhe asnjë lek nuk po më bie në dorë. Jam dhe invalide. Vijmë vërdallë kot pa marrë asnjë lek.”- u shpreh nje banore.
“Unë skam para, as për ta riparuar. Kurrkund nuk kam marrë asnjë lek. Na kanë thënë më marrë qira. Si bonus. Nuk e di për shtëpinë a na japin a nuk na japin. Jam shumë e stresuar.”– u shpreh një tjetër.
Discussion about this post