Na vjen turp të dalim rrugëve, kështu është shprehur ish-rektori Dhori Kule në takimin me Ramën dhe me Nikollën.
Ai u shpreh se është e turpshme që të diskutohet në lidhje me rrogat e pedagogëve të bëhen diskutime të tilla.
“Turp që Senati të bëhet objekt sulmesh, kemi turp që të dalim në rrugë se na thonë që kemi ngelur keq për rrogat.
Kemi qenë institucioni që kemi qenë më aktiv, gjithë të tjerët kanë qenë kot sa i përket diskutimit në lidhje me arsimin e lartë. Ata që diskutojnë sot nuk njohin ligjin.
Kompetencat kanë ndryshuar, përgjegjësi i departamentit ka rritur fuqinë. Në kohën që isha rektor unë ja delegoja kompetencat kancelarit. Është një ngërç i turpshëm.
Ka një ngërç institucional të qartë, më ka ardhur turp që problemet e universitetit të dalin në pazar. Mos të guxojë njeri që të dalë kundër britanikëve në lidhje me akreditimin”, u shpreh Dhori Kule.
(E.K/FAXWEB)