Kryeministri Edi Rama ka nisur javën me anë të një videoje në Facebook, ku tregohet sesi një qytetar nga Lushnja, gjeti punë brenda 24 orësh pas takimit të Kryeministrit.
Komentuesit në faqen e Facebook-ut të Kryeministrit e kanë quajtur propagandë dhe mes ironisë shkruan “na vret zoti të ankohemi”.
Rama i kthehet qytetarit duke i thënë se mbështetja e qeverisë për qytetarët dhe banorët e zonave rurale është më e madhe se në çdo kohë.
Debati me komentuesin:
Komentuesi: Kush ankohet se ska pune,i zente syte ?. Fshatari eshte i vetepunesuar sepse ka toke ,por nuk e shfrytezon. E ka pak me mesele kete token ne fakt,sepse e ka te shperndare nje ne veri nje ne jug por ska gje. Mbeshtetjen shteterore e ka te shumellojshme duke perfshire subvencione,ndihmesa per prodhim me kosto te ulet etj. Dhe tregu eshte i siguruar ne saje te politikave qe jeni duke ndjekur . Na vret zoti te ankohemi….ti te jesh mire se ne me mire do behemi.
Rama: Shaqo, Shqiperia eshte e mbushur me shembuj punesh te medha e arritjesh permes punes ne fshat, fale te cilave rriten cdo vit edhe eksportet! Llafe e ironira mund te bejme sa te duam, po puna fatmiresisht flet vete dhe sa per mbeshtetjen shteterore, kurre nuk ka qene me e madhe se sot paçka se duhet me shume akoma, sigurisht.
(F.G/Faxweb.al)