Vazhdojnë replikat në Kuvend mes Kryeministrit Rama dhe deputetit të LSI-së Nasip Naço.
Pasi Kryeministri e akuzoi Naçon se ka punuar për të dyja qeveritë dhe se ka dhënë koncesione përmes të cilave ai, sipas Ramës, ka futur duart në xhepat e qytetarëve, Naço i është përgjigjur duke thënë se ai ka zbatuar ligjin dhe se në qeverinë Rama nuk ka partneritet publik-privat, por tendera.
“Nuk e kam mohuar që kam punuar në të dyja qeveritë. Qoftë me Berishë qoftë me Ramën, kam zbatuar ligjin. Për çështjen e koncesioneve diskutohet shumë, por ështe e thjeshtë për të kuptuar. Në rastin e parë kush e ka riskun? Riskun e kanë pasur kompanitë private që vinin kapitalin. Riskun në rastin tuaj Rama e ka marrë buxheti, e kjo nuk quhet partneritet publik-privat, por tender dhe në tender ka procedura të tjera”, tha Naço. (J.Sh/Faxweb)