17:43 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nafta do të shkojë 210 lekë për litër, Pano Soko: Ja koncensioni i ri abuziv që po përgatitet (Video)

13:39 | 02/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nafta do të shkojë 210 lekë për litër, Pano Soko: Ja koncensioni i ri abuziv që po përgatitet (Video)

Rritja e çmimit të naftës ka qenë tema e diskutimit në studion e lajmeve në Fax News, ku ka qenë i ftuar eksperti i ekonomisë Pano Soko. Mësohet se një  litër naftë tregtohet tashmë me 182 lekë dhe një litër benzinë me 183 lekë, nga 177 dhe 178 lekë që shiteshin vetëm disa ditë më parë.

Ky është shtrenjtimi i dytë që pëson çmimi i naftës bëhet brenda muajit, ndërsa sipas Sokos ajo që është edhe më shqetësuese është cilësia e hidrokarbureve që hidhen në treg.

Po ashtu eksperti është shprehur se deri në muajin Janar çmimi për litër i naftës mund të shkojë deri në 210 lekë, për shkak të rritjes së çmimit të saj në tregjet globale+taksat që detyrohen të paguajnë qytetarët shqiptarë.

‘’Kjo është një ngjarje e paralajmëruar, kemi ruajtur këto nivele të çmimit të naftës për shkak të asaj që ndodh në tregjet globale. Prej tani do të kemi një kapërcim të çmimit të naftës, në vlerat që ka pasur para krizës së vitit 2014-të.

Që nga viti 2014 ne kemi pasur një rritje të vazdhueshme të taksave që paguajmë bashkë me çmimin e naftës për qytetarët shqiptarë. Pra do të thotë që tashmë ne e ndiejmë edhe më shumë rritjen e çmimit, për shkak të taksimit të lartë. Deri dje nuk ndihej për shkak se çmimi i naftës në tregjet e huaja ka qenë e ulët. Në Shqipëri nga Janari mund të shkojë deri në 210 lekë për litër. Shqiptarët konsumojnë një naftë që nuk dihet se çfarë është.

Paradoksi qëndron te fakti se ne kemi përmendur gjithmonë që një taksim i lartë i naftës do të shoqërohej me politikë lehtësuese për transportin, pasi nafta është pjesa më e rëndësishme për ekonominë e një vendi. Ajo që duhej të ndodhte ishte se rritja e çmimit të karburanteve të shoqërohej me rrugë të reja, dhe lehtësira në transport, duke shkaktuar ulje në distanca do të kishim një kompesim për qytetarët. Paradoksi është se paratë e naftës po shkojnë te koncensionet dhe te aferat e qeverisë.

Po krijohen premisat për dhënien e një koncensioni të ri, që është ai për pompat e naftës. Është një koncension abuziv. Sa herë që rritet barra fiskale rritet dhe niveli i korrupsionit. Familja dhe konsumatorët janë ata që do të goditen të parët”, u shpreh Soko.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

“Do t’ja q* m robt krejtve”, ngjarja në Tiranë, i plagosuri mik i ‘Stresit’. Përplasja me policinë në spital (VIDEO)

Para

Video/ U kap me mina dhe me drogë, çfarë vendosi gjykata për vëllain e Alketa Vejsiut

Para
Video/ U kap me mina dhe me drogë, çfarë vendosi gjykata për vëllain e Alketa Vejsiut

Video/ U kap me mina dhe me drogë, çfarë vendosi gjykata për vëllain e Alketa Vejsiut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzat e Ramës, reagon Prokuroria e Shkodrës: Ja pse nuk u fillua procedim penal për ndërtimet në Theth

Eventi i UFC-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Trump bën njoftimin

Rekord në ankand, shitet për miliona dollarë kopja e Amendamentit të 13-të

Aksion kontrolli në Shëngjin për abuzimet me hapësirat publike dhe çmimet e parkingjeve, masa administrative dhe gjoba

Sulme të fuqishme në Ukrainë, dronët rusë godasin Kharkivin dhe Zaporizhian, dhjetëra të plagosur

Tym në pjesën e pasme të kabinës, aeroplani zviceran bën ulje emergjente në Gjermani

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë fiton pafajësinë, Shkëlzen Selimi akuzohej për fshehje të pasurisë

Video/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset automjeti, bllokohet qarkullimi i makinave

Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë për dhunë në familje dhe kanosje me thikë

Vjosa Osmani takim me ambasadorin francez në Kosovë, fokus zhvillimet politike në vend

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.