Gjendja e naftëtarë të Ballshit të cilët prej ditësh janë në grevë uri për pagat e tyre është rënduar.
Bëhet me dije se një prej grevistëve Aleksandër Mejdani ka përfunduar në spital, pasi gjendja e tij është rënduar shuma.
Naftëtarët vandojnë që të konsumojnë ujë me sheqer, për të mbjatur frymën gjallë.
Kryetari i Sindikatës Sokol Dautaj tha se këtu ëhstë bërë një marrëveshje e shpifur me qeverisë dhe përgjegjësve të kompanisë, në kurriz të naftëtarëve.
“11 muaj në protestë janë tallur me ne dhe nuk na kanë dhënë pagat. Pushteti që vjen dhe na prezanton kompanitë dhe nuk mban përgjegjësi kush do ta kapë naftëtarët apo shteti. Në kontrata ulen të dy palët dhe shteti duhet të jetë rregullator. Pse shteti na mbledh detyrimet ne po kompania pse nuk paguan. Të gjithë janë provizor dhe shteti duhet të paguajë. Kemi marrë një vendim dhe duam një zgjidhje qoftë dhe alternative.Nuk ka kthim pas ne duam zgjidhje.”- tha Dautaj.