Naftëtarët e Ballshit janë duke pritur para bankometeve pasi presin që të kalojnë pagat e tyre. Deri më tani ende nuk ka kaluar asnjë lekë në banesat e tyre,
“Nuk ka asnjë lajm. Nëse nuk na japim lekët dhe do të nisemi të gjithë drejt Tiranës. Po presim por ia kemi frikën kësaj qeverie pasi lekët ende nuk na i kanë hedhur edhe pse na premtuan për sot në orën 13:00 të ditës së sotme.. Nëse si marrim para orës 3 do të bllokojmë autostradën Fier-Tiranë. “, u shpreh njëri prej natëtarëve për “Fax News”.
Ditën e djeshme pas takimit që kanë zhvilluar me naftëtarët protestues të Rafinerisës së Ballshit dhe Fierit, ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj reaguan zyrtarisht.
“Institucionet shtetërore, duke marrë parasysh problematikën e parashtruar nga qytetarët e Bashkisë së Ballshit, por edhe shqetësimet e bëra publike nga Sindikata e Naftëtarëve, janë angazhuar me seriozitet të plotë dhe në mënyrë të vazhdueshme që nga njëra anë punëdhënësi privat të plotësojë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj punonjësve dhe nga ana tjetër të drejtat e punonjësve të garantohen sipas ligjit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin.
Më tej theksohet se në takim u ftua dhe mori pjesë edhe administratori i kompanisë private IRTC, i cili garantoi përfaqësinë e punonjësve se brenda ditës së sotme do të paguajë pagën e plotë të muajit Nëntor. Por ende nuk ka kaluar asnjë lekë. (J.V/Faxweb)