12:43 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Naftëtarët e kompanisë ARMO letër të hapur institucioneve kombëtare e ndërkombëtare: Ndërhyni të na jepen pagat, po vuajmë për bukën e gojës, të hetohet kompania

16:22 | 20/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Naftëtarët e kompanisë ARMO letër të hapur institucioneve kombëtare e ndërkombëtare: Ndërhyni të na jepen pagat, po vuajmë për bukën e gojës, të hetohet kompania

Naftëtarët e kompanisë ARMO u kanë drejtuar një letër publike institucioneve më të rëndësishme kombëtare dhe ambasadës së BE dhë SHBA-së ku u bëjnë thirrje të ndërhyjnë për të zgjidhur hallin që kanë pasi siç shkrajnë ata nuk kanë marrë pagat për punën e kryer.

Në letër ata përmendin edhe faktin që kryeministri Rama u kishte premtuar atyre se do të merrnin pagat, por sot ka kaluar 1 vit nga ky premtim dhe ata nuk kanë marrë pagat e prapambetura por as pagën mujore.

“Ndaj, kerkojme nderhyrjen e menjehershme te te gjithe institucioneve nderkombetare dhe kombetare per normalizimin e situates, sepse uzina punon me kapacitet te plote.

E kerkojme kete nderhyrje sepse jeta jone po vihet rrezik ne uzine.

Te hetohet kompania ARMO dhe te gjithe qe perdoren dhe po perdorin kete kompani.

Naftetaret do marrin masat e tyre me bllokim pune ne rast se nuk zgjidhet kjo situate e ngarkuar ekonomike dhe psikologjike”, thuhet në letër.

LETRA:

Leter e hapur nga naftetaret e kompanise ARMO drejtuar:

1-Ambasades se USA akredituar ne Shqiperi
2-Ambasades se BE akredituar ne Shqiperi
3-Presidentit te Republikes se Shqiperise
4-Kryeministrit te Republikes se Shqiperise
5-Ministrit te Industrise dhe Energjise
6-Ministrit te Financave
7-Ministrit te Punes
8- Drejtorise se Tatim Paguesve te Medhenje
9- Prokurorise se Pergjithshme
10-Prokurorise se Krimeve te Renda
11Avokatit te Popullit
12-Organizatave e te Drejtave te Njeriut 
13-Mediave dhe opinionit publik.

Te nderuar zoterinje dhe zonja, gazetare dhe qytetar qe u drejtohet kjo leter. Ne jemi naftetaret te kompanise ARMO dhe qe prej privatizimit te saj ku dhe shteti vet eshte aksioner me 15 % , po vuajme per buken e gojes. Ne na jane mbajtur padrejtesishte pagat e periudhes korrik 2015 – korrik 2016 edhe pse kemi ardhur ne pune, sigurimet dhe liste pagesat tona jane te deklaruara prane Drejtorise se Tatim Paguesve te Medhenje. 
Ne qershor te vitit 2016 ne ARMO afrohet dhe fillon punen kompania TPD dhe me pas kjo firme ia kalon te drejtat e saj firmes tjeter te saj IRTC.

Ne muajin tetor 2016 uzinen ne Ballsh e viziton kryeministri Rama ,zv/kryeministri Peleshi, ministri i industrise Gjiknuri dhe ministri i financave Ahmetaj. Ne kete takim u be prezantimi i firmes nga vete kryeministri Rama dhe ku u deklarua qe do na shlyeheshin 12 pagat e prapambetura ne baze te ligjit 138 pika 2.

Naftetaret punojne ne kushte te veshtira pune, pa uje te pijshem, pa siguri teknike, pa mjek, pa siguruar.

Ne 10 nentor 2016 nje repart ne uzine shpertheu duke lene te vdekur nje punetore dhe duke u plagosur disa te tjere.

Sot qe ka kaluar 1 vit nga fillimi i punes dhe nga takimi i kryeministrit Rama me naftetaret ne uzinen e Ballshit, pagat e prapambetura nuk jane marre dhe nuk po paguhemi as per pagen e muajit. Por kercenohemi nga keta te firmes.

Ndaj, kerkojme nderhyrjen e menjehershme te te gjithe institucioneve nderkombetare dhe kombetare per normalizimin e situates, sepse uzina punon me kapacitet te plote.

E kerkojme kete nderhyrje sepse jeta jone po vihet rrezik ne uzine.

Te hetohet kompania ARMO dhe te gjithe qe perdoren dhe po perdorin kete kompani.

Naftetaret do marrin masat e tyre me bllokim pune ne rast se nuk zgjidhet kjo situate e ngarkuar ekonomike dhe psikologjike.
HESHTJE E NAFTETAREVE E KA NJE DURIM DHE DURIMI YNE PO MERR FUND.

Shpresojme ne nderhyrjen tuaj sa me te shpejte.” (B.H/Shuplaka)

 

 

Etiketa: naftetaret
Pas

79 kilogramë drogë të fshehura në kanatet e dritareve të aluminit që mbanin në kamion,  dy të arrestuar në Portin e Vlorës (VIDEO)

Para

Prishja e ndërtesave pranë spitaleve, Petrit Vasili: Ministria e Shëndetësisë është kthyer në drejtori komunale

Para
REFORMA ZGJEDHORE/ Vasili: Tangove PS-PD për reformën zgjedhore u ka ardhur fundi!

Prishja e ndërtesave pranë spitaleve, Petrit Vasili: Ministria e Shëndetësisë është kthyer në drejtori komunale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Murtaja/ Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në vend! 716 bagëti të prekura, 25 të ngordhura. Ndalohet tregtimi në tregjet e kafshëve të gjalla

Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e ‘Golden’

Balluku: Doganat shqiptare, pjesë kyçe e rrugës drejt Unionit Evropian

E moshuara nga Kosova po rrezikonte mbytjen

Indi, avioni me 242 persona në bord rrëzohet gjatë ngritjes, përplaset me godinat e banuara

I dënuar në Itali për krime seksuale/ Pranga 50-vjeçarit në Elbasan, pritet ekstradimi

Aksion në Fushë-Krujë, kontrolle në Nikël dhe disa zona të tjera

34-vjetori i themelimit të PS, Balla: Mirënjohje për kontribuesit ndër vite dhe Kryetarit Rama për lidershipin e fitoreve historike

Dosja Partizani/ Caktohet data, ja kur do të paraqiten në GJKKO Sali Berisha, dhëndri i tij dhe 3 të pandehurit e tjerë

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.