Pas shumë javësh protesta, naftëtarët e Ballshit kanë marrë pagën që iu ishte premtuar nga ana e qeverisë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë naftëtarët, të cilët thonë se rinisja e punës dhe marrja e pagave të prapambetura mbeten qëllimet kryesore të tyre.
Postimi i naftëtarëve: Pas shumë vonesash e zvarritjesh, sot naftëtarët e Ballshit arritën të merrnin pagën prej 40 mijë lekësh. Kjo falë protestave dhe presionit të ushtruar nga Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar.
Megjithatë kjo është një arritje e vogël. Rinisja e punës dhe marrja e pagave të prapambetura mbeten qëllimet kryesore, të cilat do nxirrnin nga situata shumë e vështirë qindra naftëtarë, familjet e tyre dhe gjithë krahinën.
Për këtë nevojitet që të gjithë punëtorët të jenë vendosur dhe të bashkuar në sindikatën e tyre të re. Të bashkuar, punëtorët fitojnë! Të përçarë, të tjerët fitojnë në kurriz të punëtorëve!
Discussion about this post