Naftëtarët e Ballshit të cilët janë grumbulluar para bankës në Fier për të pritur pagat e tyre të premtuara nga qeveria por edhe nga administrator i ARMO-s nuk kanë marrë pagat e tyre. Në një pronocim për “Fax News”, naftëtarët anë deklaruar se pagat nuk kanë kalur ndërsa bankomati ku ata pop resin është jashtë funksionit.
Dy prej tyre deklaruan se pa marë pagat ata nuk do të mund të festojnë Vitin e Ri.
“Deri në këto momente nuk kanë kaluar pagat. Llogaria ishte zero. Ne jemi shumë të shqetësuar, po nuk na japin lekët ne nuk festojmë. E pamundur të kontaktosh me administratorin e firmës se telefonin e ka të mbyllur”, u shpreh protestuesi.
Ata kanë kërkuar nga “Fax News” që ta ndjekë nga afër këtë problem pasi kanë pak besim se do tu zgjidhet problemi.
(B.H/Faxweb)