09:27 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prej ditësh në protestë/ Qeveria përcjell me lugë bosh naftëtarët: Lekët kërkoni tek privati dhe jo tek shteti

21:27 | 17/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prej ditësh në protestë/ Qeveria përcjell me lugë bosh naftëtarët: Lekët kërkoni tek privati dhe jo tek shteti

Pas shumë vitesh me premtime për pagat e prapambetura të naftëtarëve të Ballshit, loja e qeverisë doli zbuluar dhe në përgjigje të protestës së fundit në Tiranë, kërkesat e naftëtarëve u refuzuan përfundimisht.

Dhe për të përcjellë përfundmimisht naftëtarët, u zgjodh zv.ministri i Energjisë Ilir Bejtja që tha në një intervistë në Tv Klan, se shteti nuk jep paga për naftëtarët dhe se konflikti me kompanitë private zgjidhet vetëm në gjykatë.

Kur është pyetur nëse ekziston mundësia që shteti t’i paguajë këto paga, zv.ministri i energjisë jo vetëm e refuzoi një variant të tillë, por foli edhe për falimentim dhe mbyllje të uzinës, që nënkupton lënien përfundimisht në rrugë të qindra familjeve.

“Jo në asnjë rast. Në vendin tonë falimentojnë dhe ngrihen biznese çdo ditë dhe unë nuk di ndonjë rast që shteti të ketë marrë përsipër të paguajë pagat e punonjësve. Ata duhet të ndjekin rrugën ligjore. Pronari që e ka duhet ta ndezi, nëse nuk e ndezin ka edhe falimentim, ka edhe mbyllje, por nuk është shteti që i merr këto vendime” tha Bejtja.

I pyetur se përse naftëtarët i drejtohen qeverisë t’i paguajë pagat, Bejtja tha se këtë “e dinë ata”.

Intervista/ Rafineria është biznes privat apo shtetëror? Pronë e kujt është?

Zv/ministri i Financave Ilir Bejtja: Aktualisht është 100% biznes privat dhe është në pronësi të ALLUM Energy.

Pagat e prapambetura të cilës periudhë janë?

Zv/ministri i Financave Ilir Bejtja: Të periudhës së vitit 2015, 11 paga dhe nja 6 paga në total, shkojnë diku tek rreth 15 deri në 17 paga i takojnë 2016-ës (Janar-Korrik). Në total pretendohet 15 deri në 17 paga për të cilat punonjësit në përgjithësi kanë bërë edhe procese gjyqësore për t’i marrë ato ndaj kompanisë ARMO dhe një pjesë e mirë e tyre, në dijeninë time nga informacionet që kemi marrë nga sindikata në këtë periudhë i kanë fituar mbi 500 gjyqe. Tani duhet vetëm të ndjekin ortakët e ARMO-s që t’i marrin ato para.

Po përse naftëtarët paratë ndërkohë i kërkojnë nga qeveria?

Zv/ministri i Financave Ilir Bejtja: E dinë ata, qeveria në çdo lloj rasti që në momentin e privatizimit në 2008-ën ka qenë aksionere minoritare, vetëm 15%. Kompania ka qenë në pronësi mbi 85% të AMRA Group dhe TEXAS Refinery të cilët përbëjnë edhe konsorciumin kryesor në momentin e privatizimit. Ky grup e ka operuar uzinën në forma të ndryshme. Nje farë periudhe deri në 2012 vetë, pastaj ia dha një kompanie të krijuar po prej tyre Deveron deri ne 2014, pastaj rifilloi përsëri ARMO dhe në 2015 bankat ndërhynë që morën asetet nën sekuestro me zyrat e përmbarimit se ato ishin të pamundura të paguanin kreditë. Nga ky moment ARMO nuk u paraqit më në vendin tonë, as juridikisht as fizikisht, ne nuk e dimë ç’bëhet me ta. Dimë që nga ky proces përmbarimi për ekzkutimin e pronave, bankat përfituan pothuajse të gjitha asetet, një pjesë e aseteve u shit për pagesat e detyrimeve që kanë pasur ndaj palëve të treta, Albpetrol a ku di unë dhe tani gjithë aseti që po flasim, pra ish-kombinati i përpunimit të naftës nga 2017 është në duart e Allum Energy, që nga shtatori ka blerë ka blerë aksionet nga shoqëritë përmbarimore duke likujduar bankat dhe nga 2017 është pronë e tyre. Në janar të 2018, ata filluan tratativat dhe në prill të 2018, uzina filloi punën me një nënkontraktor, me qira, Tosk Energji bashkë me Bylis, të cilët kanë vazhduar deri në fund të 2019, në 31 dhjetor ta kenë uzinën nën qira, nën administrim. Uzina ka ndaluar në 17 shtator të 2019, pasi Tosk pretendonte se nuk mund ta punonte me atë sasi që furnizonte Bankers, pra 30 ose 35 mijë ton naftë bruto, nuk dilte fitimprurës biznesi dhe nga janari 2020 nuk ka rifilluar më. Në dijeninë tonë Allum e prishi kontratën në shkurt të 2020 me Tosk edhe Bylis dhe kanë të drejtën të operojnë, kanë liçensën, shteti ka bërë gjithçka që të nisin të operojnë.

Kjo është një situatë që do zgjidhje. A mundet që shteti t’ia paguajë paratë?

Jo në asnjë rast. Në vendin tonë falimentojnë dhe ngrihen biznese çdo ditë dhe unë nuk di ndonjë rast që shteti të ketë marrë përsipër të paguajë pagat e punonjësve. Ata duhet të ndjekin rrugën ligjore. Pronari që e ka duhet ta ndezi, nëse nuk e ndezin ka edhe falimentim, ka edhe mbyllje, por nuk është shteti që i merr këto vendime.

Etiketa: ilir bejtjanaftetaret
Pas

Bujar Çela u ekzekutua me tre armë me silenciator, ja nga u larguan vrasësit pas atentatit

Para

“Kontratat koncensionare rreth 3 miliardë euro do të hetohen”, Basha: Ky do të jetë test për SPAK-un, do t’i nënshtrohen kontrollit antimafia

Para
Basha: Çfarë u ofroi Rama deputetëve të opozitës së re, nga falja e borxheve te mos-futja e familjarëve në bùrg

“Kontratat koncensionare rreth 3 miliardë euro do të hetohen”, Basha: Ky do të jetë test për SPAK-un, do t'i nënshtrohen kontrollit antimafia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Klos, policia jep detaje: Autori ishte fshehur në banesën e vëllait

INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025. Renditja sipas profesioneve

Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

“Mirror”: Durrësi, qyteti i bukur bregdetar i ngjashëm me Ibizën

Rama uron 34-vjetorin e PS: Flamuri ynë më lart se kurrë, 856 177 zemra për Shqipërinë 2030 në BE

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.