Interpelanca e sotme e Kryeministrit Edi Rama me naftëtarët e Fierit nuk kaloi pa episode interesante.
Një prej tyre, ishte replika e Ramës me njërin prej naftëtarëve, ku ai iu thotë se s’ka arsye për të marshuar me këmbë pasi Tirana është aty dhe mund të takohen.
Më tej kryeministri e krahasoi naftëtarin me deputetin demokrat Flamur Noka, kur ai i tha se marshimi me këmbë bëhet se punëtorët kanë ngelur pa bukë.
Replikat:
Rama: Se vini ju në këmbë, nuk është problemi im. Se për ça vini kot njëherë në këmbë? Ne këtu në Tiranë jemi, mund të takohemi.
Naftëtari: Se jemi pa bukë ndaj
Rama: Mos bëj Flamur Nokën aty nga vendi.
Naftëtari: Nuk është nga ana ime.
(F.G/Faxweb)