14:29 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Nami’ gjatë natës në Durrës, shoqërohen 17 punonjës të Kadastrës

10:07 | 25/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lihet në burg ish-drejtori i Kadastrës në Durrës, kush ishte deputeti socialist që ndoqi seancën gjyqsore nga salla

17 punonjës të Kadastrës së Durrësit janë shoqëruar gjatë natës nga ana e policisë në qytetin bregdetar.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se shoqërimi i tyre është kryer me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, dhe derimë tani nuk ka asnjë urdhër-arresti.

Mësohet se punonjësit e Kadastrës do të pyeten lidhur me dosjen e pronave në Gjirin e Lalzit, për të cilat më herët u bë dhe arrestimi i drejtorit Liridon Pula, i cili u lirua më vonë nga ana e Gjykatës së Apelit. (Lexo edhe ketu lajmin) 

Gjithashtu edhe nën drejtori Arben Isaku dhe nëdrejtoresha tjetër Lusiena Kola u arrestuan për t’u lënë më vonë të lirë nga gjykata.

Të tre zyrtarët u akuzuan nga prokuroria për shpërdorim detyre.

Pas arrestimit të Pulës, ndodhi dhe sulmi i paprecedentë i kryeministrit Edi Rama dhe zëvendësit të tij Erion Bracce në drejtim të prokurorit Arjan Ndoja, që sipas tyre ishte i lidhur me grupe kriminale në qytetin e Durrësit.

Por pavarësisht sulmeve frontale të ndërmarra nga qeveria, prokurori Ndoja nuk ka ndërmarrë asnjë hap pas nga çështja, ku tashmë hetimet janë zgjeruar dhe në radhët e punonjësve të tjerë të Kadastrës.

Mbetet për t’u parë si do të vijojë çështja, ndërsa sulmet e Ramës dhe të Braçes u dënuan dhe nga sindikata e gjyqtarëve, të cilët i cilësuan drejtuesit e qeverisë në tejkalim të kompetencave të tyre.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: 17 punonjes te kadastresliridon pulashoqerohen 17 punonjes
Pas

“Janë abuzuar seksualisht për 15 vite nga bashkëfshatarët” babai i vajzave me të meta mendore konfirmon ngjarjen e rëndë

Para

U ankuan pronarët, qeveria Rama ul taksat për makinat luksoze

Para
U ankuan pronarët, qeveria Rama ul taksat për makinat luksoze

U ankuan pronarët, qeveria Rama ul taksat për makinat luksoze

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Dorëzohet” OBSH-ja, publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

“Kosova, Serbi”, thirrje nacionaliste në Gazimestan

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Festa e Vidovdanit, policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan

I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shkrumbohen orenditë shtëpiake

Përplasje mes policisë dhe një të riu në aksin Lezhë-Milot, blutë qëllojnë drejt mjetit të tij

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

VIDEOLAJM/Zjarr pranë ish-sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.