Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “KËMBYESIT”, Policia e Elbasanit, gjatë kontrollit personal i sekuestron 11.000 Euro të dyshuara të falsifikuara. Arrestohen në flagrancë tre të dyshuarit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “KËMBYESIT”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Leone (Luan) Duka, 41 vjeç banues në Tiranë, I dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”
Agron Rrucaj, 23 vjeç banues në Mamurras Laç dhe me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike”.
Nafie Miraka, 19 vjeçe banuese në fshatin Dufshan, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh, me banim të përkohshëm në Tiranë.
Arrestimi i tyre, u bë pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në pikën Exchange të shtetasit me iniciale N.K, në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartmonedha, me prerje 100 Euro secila të cilat dyshohet se janë false.
Menjëherë me marjen e informacionit, janë organizuar shërbimet dhe në afërsi të fshatit Gostimë, është ndaluar mjeti tip “Peugeot” me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur.
Grupi hetimor, gjatë kontrollit personal, i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
11.000 Euro, të dyshuara të falsifikuara.
Hetimet vazhdojë, për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)