07:09 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Nami në administratën e qeverisë Rama, 1 në 4 punonjës ngacmohet në vendin e punës (SONDAZHI)

13:38 | 05/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nami në administratën e qeverisë Rama, 1 në 4 punonjës ngacmohet në vendin e punës (SONDAZHI)

Ngacmimi moral dhe seksual në administratën publike tashmë është një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare. Nga sondazhi i financuar nga Qeverisa e Mbretërisë së Danimarkës në bashkëpunim me insititucionin e Avokatit të Popullit rezultoi se një pjesë e madhe e punonjësve në administratë kanë njohje të ulët lidhur me ngacmimin moral, por edhe janë ngurrues e kanë frikë të denoncojnë qoftë rastet e ngacmimeve morale, ashtu edhe të atyre seksuale. 

Sipas këtij sondazhi për periudhën 3 vitet e fundit, 7.5% e punonjësve janë ngacmuar çdo vit dhe 17.5% e tyre deklarojnë se janë ngacmuar të paktën 1 herë për të njëjtën periudhë kohore. Bëhet fjalë për ngacmimin moral.  Pra 25% e punonjësve janë bërë pre e ngacmimve morale gjatë punës së tyre. Ndërsa punonjësit e administratës edhe kur bëhen pjesë e ngacmimeve seksuale ngurrojnë të denoncojnë rastin te autoritetet për shkak se nuk kanë besim te to dhe mendojnë se do ju cënohet familja e tyre,   dhe mund t’ju hapet opinioni i keq në publik . 

“Studimi vëren se është shqetësues fakti se deri më tani jurisprudenca e gjykatave në këtë drejtim mungon pothuajse plotësisht. Rastet e ngacmimit seksual janë shumë të pakta, ndërsa ato të ngacmimit moral janë më tepër të lidhura me kërkesat për dëmshpërblim për dëmin moral ose jomaterial.”, thuhet nga insititucini i Avokatit të Papullit.

Studimi i kryer nga Qendra LIST, (Legal Information and Study Team) realizoi një analizë krahasimore të kuadrit ligjor dhe institucional shqiptar dhe atij europian. Gjithashtu, ky fenomen u monitorua përmes një pyetësori pilot me punonjësit e administratës publike nëpër ministri, me qëllim krijimin e një pamje më të qartë për situatën reale të ngacmimit moral dhe seksual në administratën publike shqiptare.

“Ne duhet të hedhim dritë mbi këtë zonë gri të administratës publike, por edhe asaj private. Si çdo fenomen tjetër, përpara se ai të trajtohet ka nevojë të njihet. Ne po synojmë me këtë studim të njohim se si është gjendja. Natyrisht pa pretenduar një njohje totale dhe kapilare, por gjithsesi ky është një hap i parë, i cili do të duhet të shoqërohet me veprime konkrete nga institucionet shtetërore, por duhet të ndiqet me po aq seriozitet edhe nga ato institucione shtetërore që monitorojnë bizneset private, në mënyrë që të merren të gjitha masat institucionale dhe organizative për t’u përballur me këtë gjë. Ngacmimi moral është një dhunë, e cila sjell pasoja të pallogaritshme në shëndetin psiqik dhe psikologjik ndaj individit. Ai reflekton edhe dhunën në familje , ndaj marrja e masave për parandalimin dhe ndëshkimin e tij do të ndikojnë pozitivisht edhe në reduktimin e dhunës në familje dhe forcimit të integritetit të gruas”, u shpreh Avokati i Popullit, Igli Totozani.

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: administratengacmimi
Pas

Nano sulmon Metën: Çadra është ngritur me ‘ok’-in e Metës, koalicioni nuk ka arsye të qëndrojë në këmbë

Para

Zëvendësministri Shaqiri në OKB, vendoset bashkëpunimi për transportin hekurudhor me Malin e Zi

Para
Zëvendësministri Shaqiri në OKB, vendoset bashkëpunimi për transportin hekurudhor me Malin e Zi

Zëvendësministri Shaqiri në OKB, vendoset bashkëpunimi për transportin hekurudhor me Malin e Zi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.