04:55 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nami në “Camp Nou”/ Përfundon ndeshja Barcelona-Liverpul, një takim për të mos u harruar

00:42 | 02/05/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nami në “Camp Nou”/ Përfundon ndeshja Barcelona-Liverpul, një takim për të mos u harruar

Ka përfunduar takimi Barcelona-Liverpul, me rezultatin e thellë 3 me 0, fitore kjo e madhe për kualifikimet e Champions League, për këtë skuadër.

Padyshim nuk kanë munguar rastet e skuadrës mike, por katalanasit kanë dominuar ndeshjen përmes aksioneve të tyre dhe me bindje të plotë themi se heroi i mbrëmjes së sotme ka qenë Lionel Messi.

Zhbllokimi për vendasit erdhi në minutën e 26-të, me Suarez që iu përvodh mbrojtjes së anglezëve dhe shënoi ndaj Alison.

Ndërsa Liverpuli u përpoq që të reagonte me qëllim balancimin e rezultatit, por më kot, “të kuqtë” nuk mundën dot të preknin rrjetën në të dyja pjesët e ndeshjes.

Gjatë pjesës së dytë, ekipi i Klop kishte një marsh tjetër, por Ter Shtegen në 3 raste, ruajti të paprekur rrjetën e tij. Nëse nuk shënon, do pësosh, dhe golin e dytë për Barçën e realizoi Mesi, në minutën e 75-të, në një aksion të bukur bashkë me Suarezin.

E gjithë skena bëhej për një gol triumfi, i cili do të vuloste rezultatin dhe ky fat ka ardhur në minutën e 82-të, ku përmes një goditje dënimi, Messi e çoi topin në trekëndësh, duke çmendur të gjithë tifozët, teksa njëkohësisht shënoi edhe golin e 600-të personal, duke barazuar Ronaldon.

Festa e yllit të futbollit për rekordin e tij personal do të habiste edhe trajnerin e Liverpulit Jurgen Klop, i cili pas deklaratave, “Nuk besoj se ‘Kamp Nou’ është një tempull i futbollit. I tillë është pa diskutim ‘Anfield Road’-i ynë”, i gjendur përballë perlave të Messit do të pranonte “magjinë”, duke bërë një fytyrë epike.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi, dhe tashmë, me një këmbë Barcelona është në finalen e madhe, teksa Liverpulit do i duhet një mrekulli në takimin e kthimit.

klop

mesi

mesiii

(B.L/FAXWEB.AL)

Pas

Reagon për herë të parë pas ndarjes ylli i muzikës botërore, mënyra do t’ju çudisë

Para

Aksident në Berat/ Mjeti përplaset me murin e kishës, dy persona në gjendje të rëndë (Foto & Video)

Para
Aksident në Berat/ Mjeti përplaset me murin e kishës, dy persona në gjendje të rëndë (Foto & Video)

Aksident në Berat/ Mjeti përplaset me murin e kishës, dy persona në gjendje të rëndë (Foto & Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.