05:06 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nano mund të zërë vendin? Meta: S’ka asnjë fantazmë që t’më sjellë ndonjë shqetësim

10:17 | 17/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nano mund të zërë vendin? Meta: S’ka asnjë fantazmë që t’më sjellë ndonjë shqetësim

Prej disa ditësh është hedhur në tryezën e diskutimit mundësia e shkarkimit të Ilir Metës pas zgjedhjes së tij President. Themi është hedhur në diskutim të paktën publik sa kohë që kreu i grupit Parlamentar Socialist Gramoz Ruçi e deklaroi një gjë të tillë.

Po nuk kanë munguar as emrat pasues të mundshëm dhe një prej tyre është dhe ai i ish-kryesocialistit Fatos Nano.

Po si e komenton vetë Meta këtë mundësi? I ftuar dje në “Vizion Plus”, Meta u shpreh se ai nuk trembet nga asnjë lloj fantzame.

“Së pari, nuk habitem për shashka të tilla kaq qesharake. Nuk ekziston asnjë fantazmë që t’i sjellë një shqetësim Ilir Metës, aq më tepër rinisë së Shqipërisë që sot është me Ilir Metën, dhe Ilir Meta ka dalë në mbrojtje të të rinjve të Shqipërisë, të së ardhmes së tyre.

Dhe e ardhmja e tyre fillon te vota e lirë. Aty fillon edhe shpresa për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri që mendon dhe punon për të rinjtë, jo për një Shqipëri që braktiset, siç ndodh dhe siç konkurrojnë, për fat të keq, me Sierra Leonen. Kështu që nuk ekziston asnjë shqetësim i tillë.

Për sa i takon dekretimit të qeverisë unë nuk kam thënë se nuk dekretoj qeverinë, sepse Shqipëria në çdo rast do të ketë qeveri.

Kam thënë që nuk dekretoj asnjë për kryeministër, apo ministër që përfshihet në cenimin e standardit të zgjedhjeve. Kështu që ky është qëndrimi im të cilin nuk e ndryshoj dhe nuk më intereson fare…”, tha Meta. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: deklaratailir metameta
Pas

“I preu kokën policëve”, si i komenton Ben Blushi deklaratat e Ramës

Para

Zbulohet KUSH do ta zëvendësojë Jorida Tabakun në Komisionet e Vetingut

Para
Dhuna në familje, Tabaku: Pavarësia ekonomike e grave zgjidh problemin

Zbulohet KUSH do ta zëvendësojë Jorida Tabakun në Komisionet e Vetingut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.