02:41 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nano pranon se ka qenë pjesë e bordit Soros, sulmon kritikët e tij: Ramën e ka mikun më të mirë, ata që e sulmojnë janë majmunë!

11:17 | 10/07/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Edi Ramën po e fuqizojnë ata që kanë dashur ta rrëzojnë”, Muç Nano: Opozitarët më 30 qershor të qëndrojnë në shtëpi, të bëjnë seks

Analisti Mustafa Nano është përfshirë së fundi në debatin për ndikimin e Sorosit në Shqipëri, dhe ka quajtur majmunë të gjithë ata që sulmojnë manjatin amerikan.

Nano pranon pa hezitim se vetë ka qenë pjesë e bordit të Fondacionit Shoqëria e Hapur në vendin tonë, ndërsa shton me nostalgji se i ka dhënë dorën nga afër manjatit amerikan.

‘’Edi Rama duhet ta themi qartë këtë gjë, është një mik i Sorosit. Është miku më i mirë i Sorosit në Shqipëri.

E dyta, sulmi ndaj Sorosit i disa prej politikanëve shqiptarë të opozitës ka të bëjë edhe me një gjë tjetër.

Është një sulm që të jep vizibilitet ndërkombëtar. Qëllon që të bëhesh lajm ndërkombëtar kur i sulesh Sorosit, sidomos kur je eksponent i rëndësishëm i politikës shqiptare, siç është Ilir Meta, i cili para disa ditësh e bëri këtë sulm dhe menjëherë e raportoi edhe një nga televizionet më të mëdha në Amerikë, Fox News”, shprehet mes të tjerave Nano.

Monologu i plotë i Nanos:

E dini ju që unë i kam dhënë dorën George Sorosit? Ka ndodhur shumë vite më parë, ndoshta 10 vite më parë.

Nuk është ndonjë gjë e çuditshme, ka shumë njerëz në Shqipëri që i kanë dhënë dorën George Sorosit sepse ai ka ardhur më shumë se një herë këtu dhe është takuar me shumë njerëz, sidomos me anëtarë të bordit Soros, një nga të cilët isha dhe unë atëherë kur erdhi George Soros.

E filloj këtë monolog duke pranuar që kam qenë anëtar i fondacionit Soros për një periudhë të caktuar.

Puna ime konsistonte në faktin që bashkë me ca të tjerë merrnim ca vendime për të shpërndarë ca para që ishin të porositura në lidhje me disa projekte të ndryshme, në ndihmë të popullsisë rome, në ndihmë të shkollave, në ndihmë të mediave, në ndihmë të sistemit të drejtësisë edhe në ndihmë të sektorëve të tjerë të botës shqiptare. Ishin para në nivelin e mijëra eurove.

Edi Rama duhet ta themi qartë këtë gjë, është një mik i Sorosit. Është miku më i mirë i Sorosit në Shqipëri.

E dyta, sulmi ndaj Sorosit i disa prej politikanëve shqiptarë të opozitës ka të bëjë edhe me një gjë tjetër.

Është një sulm që të jep vizibilitet ndërkombëtar. Qëllon që të bëhesh lajm ndërkombëtar kur i sulesh Sorosit, sidomos kur je eksponent i rëndësishëm i politikës shqiptare, siç është Ilir Meta, i cili para disa ditësh e bëri këtë sulm dhe menjëherë e raportoi edhe një nga televizionet më të mëdha në Amerikë, Fox Neës.

Një arsye tjetër, e këtij sulmi ka të bëjë me faktin që në një farë mënyre këta politikanë justifikojnë dhe rezistencën që ata vetë i bëjnë reformës në drejtësi.

Duke u marrë me Sorosin është një alamet alibie. Pra ne po i bëjmë rezistencë reformës në drejtësi pasi kjo reformë është e financuar nga Sorosi, është e projektuar nga Sorosi, është e dizajnuar nga Sorosi, gjë që nuk është e vërtetë.

Është e financuar pjesërisht dhe vetëm kaq.

Mendoj se mund ta kenë si alibi për nesër sepse reforma në drejtësi mund të ketë viktimat e veta dhe këta viktima mund të thonë po na ndëshkojnë politikisht sepse jemi anti-sorosiane dhe po na dënon një drejtësi e bërë sipas shijeve dhe oreksit të Sorosit.

Unë mendoj se sulmi ndaj Sorosit është një majmunëri. Unë mendoj se Sorosi nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Sorosi thjesht ka qenë një bamirës për Shqipërinë. Nuk ka asnjë lloj interesi në Shqipëri.

Nëse Shqipëria është kjo që është sot nuk është për faj të Sorosit.

Në qoftë se Shqipëria është kjo që është sot, është për faj të ca njerëzve, të cilët një dorë e tyre bën vaki të kenë para më shumë se sa paratë që ka derdhur Sorosi në Shqipëri.

Është e sigurtë që ka një dorë njerëzish në Shqipëri, politikanë të rëndësishëm që kanë para më shumë se sa Soros ka hedhur në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve të fundit.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Ish-kryenegociatorja akuza të forta Mogherinit: Bëri aventura që mund të sillnin luftë në Ballkan

Para

Kultivonin bimë narkotike, në pranga puseduesit e 750 fidanëve cannabis sattiva

Para
Kontrollet nga ajri/ Zbulohen 4 parcela të mbjella me drogë, shoqërohen 2 persona

Kultivonin bimë narkotike, në pranga puseduesit e 750 fidanëve cannabis sattiva

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.