02:11 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nard Ndoka akuza Bashës: Thatë se s’do hynit në zgjedhje, dhe jo vetëm hytë po pranuat dhe rezultatin!

15:13 | 28/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dalin emrat e kandidatëve të partisë së Nard Ndokës për deputetë

Deputeti i dalë nga votat e PD-së Nard Ndoka ka hedhur akuza në drejtim të kësaj partie. Duke iu referuar Reformës Zgjedhore Ndoka thotë se PD edhe pse deklaroi se nuk do të hynte në zgjedhje me këtë ndarje territoriale të bashkive; jo vetëm hyri në zgjedhje, por i humbi bindshëm ato dhe madje pranoi rezultatin.

Po ashtu sipas Ndokës, Partia Demokratike, deklaroi, se nuk futemi në zgjedhje pa votim e numërim elektronik. Jo vetem që u fut në zgjedhje, por i mbajti ‘bishtukun’ PS-së me ministrat sezonalë; kur bandat blinin dhe vidhnin zgjedhjet. 

Deklarata e Ndokës:

Partia Demokratike i ka dhënë çdo gjë Partisë Socialiste për reformën zgjedhore: ndryshim sistemi elektoral, ndryshim kushtetute, zgjedhjen e Presidentit, përjashtimin e partive të treta, komisione bipolare etj, etj! Partia Socialiste, i mori territoret me “reformën administrative”, drogë, kriminelë në Kuvend e fushatë, korrupsion dhe në fund i dhuroi gjashtë ministra sezonalë!

Partia Demokratike, deklaroi se nuk do hyjë në zgjedhje me këtë ndarje territoriale të bashkive; jo vetëm hyri në zgjedhje, por i humbi bindshëm ato dhe madje pranoi rezultatin!

Partia Demokratike, deklaroi, se nuk futemi në zgjedhje pa votim e numërim elektronik. Jo vetem që u fut në zgjedhje, por i mbajti ‘bishtukun’ PS-së me ministrat sezonalë; kur bandat blinin dhe vidhnin zgjedhjet! Ju lutem, kolegë demokratë, kursejni deklararat:

“Se nuk futemi në zgjedhje”, se nuk mund t’ju besojë më njeri, madje as nga aleatët tuaj! Opozita është mision, institucion, alternativë, besim, shpresë; ndërsa mënyra e votimit është formalitet në favorin e më të fortit të radhës!

Një Opozitë me moral të lartë, e zgjedh vetë menyrën e votimit; një Opozite ‘qaramane’, ja diktojnë rregullat dhe rezultatin! Për të shkuar deri tek formaliteti i votimit, na duhet të fitojmë besimin, respektin dhe mbështetjen mbarëpopullore!

Qytetarët sot, nesër dhe çdo moment kanë nevojë për një Opozitë që t’ju dalë Zot, që të pengojë dhe mposhtë keqqeverisjen, që të tregojë bindshëm, se jemi seriozë dhe të pamposhtur në misionin tonë kushtetues! Duhet thjesht përkushtim dhe vëmendje!

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: deklaratadeputetilulzim bashanard Ndoka
Pas

Asnjë fjalë për Elbasanin, Rama-opozitës: Ju as nuk skuqeni, as nuk zverdheni dhe as nuk nxiheni

Para

Basha-Ramës: Ministri i Brendshëm është në konflikt interesi sepse vëllai i tij është ndër më të kërkuarit për bandat e drogës. Si do ta zgjidhësh këtë problem? Ti nuk e zgjidh dot!

Para
Basha-Ramës: Ministri i Brendshëm është në konflikt interesi sepse vëllai i tij është ndër më të kërkuarit për bandat e drogës. Si do ta zgjidhësh këtë problem? Ti nuk e zgjidh dot!

Basha-Ramës: Ministri i Brendshëm është në konflikt interesi sepse vëllai i tij është ndër më të kërkuarit për bandat e drogës. Si do ta zgjidhësh këtë problem? Ti nuk e zgjidh dot!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.