Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ishte i ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme, ku mbërriti me vonesë. Kjo tregoi se mund të ketë agjendë të zënë dhe nuk ia doli të shkonte në kohë për emision. Pas prezantimit të të ftuarve, gazetari dhe moderatori Roland Qafoku, gjithashtu i ftuar në emisionin “Arena” bëri një batutë duke e lidhur edhe me politikën.
“Kështu do të vini në pushtet ju zoti Ndoka?”, ishte pyetja e Qafokut për të cilin u përgjigj menjëherë Pano Soko dhe Edlira Gjoni.
“Po, po me vonesë”, tha Soko, pas së cili Gjoni u shpreh: “Duke pritur orarin, opozita është në pritje.” Nuk mungoi edhe përgjigja e Nard Ndokës duke thënë: “Ne kemi bòjkotuar parlamentin, jo emisionin!” (A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post