Nata e ndërrimit të viteve ka shtuar fluksin në repartin e urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës. Mjeku i urgjencës, Astrit Lahi, bën me dije se ka pasur 1 rast të regjistruar me dëmtim të dorës nga fishekzjarret, teksa ka qenë i nevojshëm dërgimi drejt spitalit të Traumës. Ndërkohë, rastet e tjera kanë qenë për arsye të ndryshme dhe tregoi se stafi ka qenë në gatishmëri…
Ndërkohë, përsa i përket lindjes së parë në Shkodër për vitin 2025, ajo është regjistruar në orët e para të mëngjesit dhe bebi i parë i këtij viti të ri në spitalin rajonal të Shkodrës është djalë.