Nata e Oscar-it është shumë surprizuese . Edhe kësaj here ndarja e çmimeve të Holliwoodit, nuk i ka shpëtuar rregullit. Në këtë ceremoni “La La Land”mori gjashtë çmime, filmi më i mirë u shpall MoonLight, por për herë të parë një aktor musliman ngriti statujën për ironinë me presidentin Trump.
Nuk e dimë nëse ka qenë apo jo e qëllimshme, por fillimisht fitues i çmimit ‘Filmi më i Mirë’ u shpall “La La Land”. Aktorët Warren Beatty dhe Faye Dunaway u ngjitën në skenë për të lexuar zarfin ku ishte shënuar emri i filmit fitues, por rezultoi se në dorë ishte zarfi i gabuar, ku qëndronte emri i “Aktores më të Mirë”.”Emma Stone – La La Land” shkruhej në copën e letrës, duke ngatërruar të dy aktorët, që e shpallën si filmin fitues. Pak minuta më pas me ndërhyrjen e kastit të “La La Land” që vunë re se diçka nuk shkonte në letrën që mbanin në dorë, çmimi i madh iu dorëzua “Moonlight”. Për këtë Akademia e Oscar-it sot ka kërkuar falje, për gafën e bërë mbrëmjen e djeshme.
Diçka që nuk kishte ndodhur më parë, ndodhi mbrëmjen e djeshme. Mahershala Ali, një mysluman ka fituar çmimin si “Aktori më i mirë në rol jo-protagonist” me interpretimin e tij si Barry Jenkins në dramën “Moonlight”.
“Moonlight” flet për një djalë të quajtur Chiron, të cilin e shohim në film të kalojë në tre faza të jetës së tij. Ali luan rolin e Juan-it, një shpërndarës droge që zotohet të mbrojë Chiron-in nga abuzimi i së ëmës.
“Kam patur kaq shumë mësues të mirë gjatë jetës time dhe e vetmja gjë që ma thoshin vazhdimisht ishte se nuk bëhet fjalë për ty, por për personazhet. Je në shërbim të këtyre historive dhe këtyre personazheve. Dhe jam kaq e nderuar që e kisha mundësinë për ta bërë këtë,” përfundoi Ali, i pasuar nga duartrokitjet dhe brohorimat e publikut.
Në këtë cermoni nuk mungoi as politika dhe reagimet në lidhje me Trump-in. Prezantuesi Jimmy Kimmel e nisi me provokim prezantimin kur tha se tashmë po na shohin 225 vende të botës, të cilat të gjitha na urrejnë. Dukshëm ai thumboi presidentin amerikan, por kulmin e arriti në momentin kur i’u referua aktores Meryl Streep.
Në të gjithë fjalimin që i dedikoi Streep, Jimmy u mundua të vendoste në lojë dhe të ironizonte Donald Trump kur e quajti aktoren të mbivlerësuar.
”Një aktore që i ka mbijetuar kohës për performancat e saj frymëzuese dhe të mbivlerësuara është Meryl Steeep. Ajo sot merr nominimin e saj të 20-të, por nuk e meriton. Madje ne ia kemi shkruar emrin kot në listë, sepse ajo nuk e meriton. Meqë ra fjala, fustanin e ke shumë të bukur. Çfarë marke është? Ivanka Trump?”
Më pas Kimmel u kërkoi të gjitha mediave më të rëndësishme në vend që të largoheshin nga salla, në shenjë ironie ndaj veprimit të presidentit amerikan. “Ne nuk i tolerojmë lajmet false”, tha Kimmel.
Lista e fituesve:
1. Aktori më i mirë në rol jo-protagonist:
Mahershala Ali për rolin e tij në filmin “Moonlight”.
2. Aktori më i mirë protagonist:
Casey Affleck – “Manchester by the Sea”.
3. Aktorja më e mirë protagoniste:
Emma Stone – “La La Land”
4. Aktorja më e mirë në rol jo-protagonist:
Viola Davis në filmin “Fences”.
5. Filmi më i mirë i animuar:
“Zootopia” nga Byron Hoëard dhe Rich Moore.
6. Kinematografia më e mirë:
Linus Sandgren “La La land”
7. Kostumografia më e mirë:
Collen Atëood në filmin “Fantastic Beasts”.
8. Regjisori më i mirë:
Damien Chazelle / “La La Land”.
9. Dokumentari më i mirë:
O.J: Made in America
10. Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër:
“The Ëhite Helmets” nga Orlando von Einsiedel dhe Joanna Natasegara.
11. Montazhi më i mirë:
John Gilbert në filmin “Hacksaë Ridge”.
12. Filmi më i mirë i huaj:
“The Salesman” nga Adghar Farhadi.
13. Artisti më i mirë i makeup-it dhe flokëve:
Giorgo Gregorini, Alessandro Bertolazzi, Christopher Allen Nelson për kurimin e personazheve në filmin “Suicide Squad”.
14. Kënga origjinale më e mirë:
City of Stars – “La La Land”
15. Kompozimi muzikor më i mirë:
“La La Land”
16. Produksioni më i mirë:
David Ëasco dhe Sandy Reynolds-Ëasco me “La La Land”
17. Filmi i animuar me metrazh të shkurtër më i mirë:
“Piper” nga Alan Barillaro.
18. Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër:
“Sing” nga Kristóf Deák dhe Anna Udvardy.
19. Editimi më i mirë muzikor:
Sylvain Bellemare në filmin “Arrival”.
20. Miksimi më i mirë muzikor:
Kevin O’Connell, Andy Ëright, Peter Grace, Robert Mackenzie në filmin “Hacksaë Ridge”
21. Efektet më të mira vizuale:
“The Jungle Book”
22. Skenari më i mirë i përshtatur:
“Moonlight” nga Berry Jenkins.
23. Skenari më i mirë origjinal:
“Manchester by the Sea” – Kenneth Lonergan.
24. Filmi më i mirë:
“Moonlight”
(J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1239″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]