80 mijë tifozë anglezë pritet të udhëtojnë në Bilbao për të mbështetur ekipet e tyre përkatëse, të cilat po luajnë për kualifikimin në Champions League përveç titullit evropian. Incidentet nisën që të martën, kur një numër i madh i ultrasve me prirje huliganizmi kishin mbërritur në rajonin bask të Spanjës.
DHUNA – Përleshjet e dhunshme midis huliganëve të Tottenham dhe Manchester United filluan rreth orës 21:00 të mbrëmjes, në pjesën e vjetër të San Sebastian, veçanërisht në rrugën ‘Fermin Calbeton’.
Daily Mail raporton se “tifozët e Tottenham dhe Manchester United u përleshën në San Sebastian, pak më shumë se një orë larg me makinë nga Bilbao, përpara se të mbërrinte policia”.