Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, ku ka folur lidhur me situatën aktuale politike në vend. Më tej ai i dha përgjigje edhe pyetjes nëse ai do të kandidojë për Bashkinë e Durrësit, teksa u shpreh i prerë jo.
“Nuk do të kandidoj më për Bashkinë Durrës”, tha Duka, ndërsa shtoi se “kushdo që kandidon e ka të vështirë me pushtetarët” pasi sipas tij ata kanë pushtetin e krimit që kërcënon qytetarët, blen e vjedh votat.
Lidhur me punën e Vangjush Dakos gjatë këtij mandati, Duka u shpreh se e ka të vështirë të gjejë një vepër të mirë të tij.
Teksa ka sulmuar qeverinë për situatën në të cilën ndodhet vendi nga krimi, ai su shpreh se PAA është parti e pastër dhe e respektuar në shoqëri, ndërsa shtoi se kauza e kësaj partie nuk mund të zbarohet me këtë maxhorancë.
Duka u shrpeh se me këtë qeveri nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.
(B.B/ Faxweb.al)