Deputeti i PS-së, Ervin Bushati i ftuar në “Natë me Xhaxhiun” ka komentuar ligjin “Për lojërat e fatit”, i cili nesër do të kalojë në parlament. Bushati zbuloi se ka marrë një numër të madh kërcënimesh pas njoftimit të mbylljes së lojërave të fatit. Ai theksoi se ishte hera e parë që ishte përballur me një sulm të mirëfilltë të organizuar.
“Kemi marrë shumë mesazhe, edhe kur kemi kaluar reformën në Drejtësi nuk kemi marrë një sulm të tillë të organizuar. Kemi pasur mesazhe edhe nga ata që janë në punë të ndershme, apo edhe ata që janë të papunë. Kishim nga ata që punojnë dhe e lënë rrogën aty”, theksoi ai.
Bushati tha ndër të tjera se ka qenë një ndër deputetët që ka kundërshtuar kalimin e këtij ligji, për faktin që grupet i interesit nuk ishin njoftuar më herët. Deputeti i PD-së theksoi se pavarësisht se me këtë ligj preken interesat e biznesmeneve të fuqishme, qeveria e ka marrë përsipër riskun duke menduar për interesin publik.
“Mendoj se do të hyjë në historinë e mazhorancën si një nga reformat për t’u mbajtur mend. Industria e basteve ka marrë përmasa të frikshme. Llogarisin të njëjtin efekt në tru me atë të drograve të rënda. Ne kemi pasur taksa të ulëta dhe nuk kemi patur mundësinë për ta trajtuar si industri më vete. Kur vëjmë në peshore shqiptarët dhe 7 firmat mendojmë për interesin publik. Shoqëria shqiptare është shumë i brishtë për t’u marrë me bizhozin. Në rradhë të parë ne nuk kemi themi që do ta zgjidhim 100 %.
Prap do të kenë mundësinë të luajnë do jetë llotaria kombëtare, e cila ka konçension, është telebingo që do vazhdojë. Unë jam marrë më këtë dhe kam qenë disa nga deputetët që kam kërkuar shtyrjen e ligjit. Janë grupe interesi të fuqishme që kanë ndikim në media, politikë etj. Në raste të tilla do bëjmë më të mirë për shumicën e njerëzve”, tha ai në “Natë me Xhaxhiun”.
(J.D/Faxweb.al)