11:21 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

NATO do të ‘zmadhohet’, këto dy shtete pritet të anëtarësohen shumë shpejt: Ja plani për Rusinë

15:24 | 13/04/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
NATO do të ‘zmadhohet’, këto dy shtete pritet të anëtarësohen shumë shpejt: Ja plani për Rusinë

Suedia dhe Finlanda pritet të aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n këtë verë, kanë raportuar media të huaja, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar.

Në vazhdën e agresionit rus në Ukrainë, politikanët në Finlandë dhe Suedi “ringjallën” thirrjet për t’u bashkuar me NATO-n, e cila aktualisht përbëhet nga 30 shtete anëtare.

Bëhet fjalë për Finlandën që ndanë një kufi prej 1330 kilometrash me Rusinë dhe Suedia fqinje me Finlandën.

Dhe siç raporton The Times, Finlanda pritet të dërgojë aplikimin e saj në qershor, me Suedinë që do të pasojë menjëherë pas kësaj, shkruan Business Insider.

Ndryshe, zyrtarët amerikanë i thanë The Times se anëtarësimi në NATO për të dy shtetet ishte “një temë bisede dhe sesionesh të shumta” gjatë bisedimeve midis ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s të mërkurën e kaluar.

Lidhur me këtë, Sanna Marin, kryeministrja e Finlandës, tha më herët në prill se “Rusia nuk është fqinji që menduam se ishte”.

Lajmet për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë ka të ngjarë të jenë të goditëse për Rusinë.

Në mars, një zyrtar i ministrisë së jashtme ruse paralajmëroi për “pasoja të rënda ushtarake dhe politike” nëse Finlanda ose Suedia do të përpiqeshin të anëtarësoheshin në NATO.

Edhe Putin ka thënë prej kohësh se çdo zgjerim i NATO-s në lindje përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për sovranitetin dhe sigurinë ruse.

Madje, një nga kushtet kryesore të Rusisë për një armëpushim në pushtimin e saj në Ukrainë është që Ukraina të premtojë se nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO.

Vendet e NATO-s së fundmi kanë rritur numrin e trupave në vendet afër Rusisë, si Polonia. Nëse Finlanda bashkohet me NATO-n, kjo do t’i lejojë trupat perëndimore të zgjerojnë praninë e tyre në kufirin e Rusisë.

Pas

Emirjana Sako dhe zyrtarë të portit të Durrësit kryen shkelje gjatë zgjedhjeve të 6 marsit, Celibashi: Po i hetojmë, do të marrim vendim në…

Para

“Jam shumë keq”, flet nga burgu nëna që akuzohet për vrasjen e 3 vajzave: Kam humbur 7 kilogramë, nuk kam më durim

Para
“Jam shumë keq”, flet nga burgu nëna që akuzohet për vrasjen e 3 vajzave: Kam humbur 7 kilogramë, nuk kam më durim

"Jam shumë keq", flet nga burgu nëna që akuzohet për vrasjen e 3 vajzave: Kam humbur 7 kilogramë, nuk kam më durim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Kukës/ Procedohet 54-vjeçari që dogji bimësi në Ujmisht, ndezi zjarr për djegie shkurresh

Mallakastër, kapen në flagrancë 2 persona duke kultivuar kanabis në Visokë

Fjala e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa SPIROPALI, në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme

Elisa Spiropali në tryezën për integritetin e SPAK: Drejtësia nuk vjen nga humori i politikës

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, në rrezik Liqeni i Luleve

Avokati i Jamarbër Malltezit dorëzon garancinë për lirimin e tij në SPAK

Finalizohet operacioni “Borders”, kapet 27-vjeçari azerbajxhanas që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme! Zjarrfikësit ndërhyrje nga toka dhe ajri

Zjarr në qendrën kyçe të të dhënave në Kajro, katër punëtorë të vdekur dhe 22 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.