00:55 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“NATO dyfishon forcat tokësore”- Reuters: Synimi, 130 brigada përballë kërcënimit rus

17:28 | 28/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“NATO dyfishon forcat tokësore”- Reuters: Synimi, 130 brigada përballë kërcënimit rus

Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) po përgatitet të dyfishojë kapacitetet e saj ushtarake tokësore, duke synuar 120 deri në 130 brigada të gatshme nga vendet anëtare, në kuadër të mbrojtjes kolektive përballë kërcënimit në rritje nga Rusia.

Sipas burimeve ekskluzive të agjencisë Reuters, ky objektiv përbën një rritje prej 50% krahasuar me synimin aktual prej 80 brigadash dhe pritet të miratohet zyrtarisht nga ministrat e Mbrojtjes të NATO-s javën e ardhshme.

Në këtë kuadër, Gjermanisë i kërkohet të kontribuojë me shtatë brigada shtesë, që përkthehet në rreth 40.000 trupa të reja. Kjo sfidë vjen në një kohë kur Bundeswehr (ushtria gjermane) ende nuk ka arritur objektivin e 203.000 ushtarëve, dhe aktualisht përballet me mungesë prej rreth 20.000 efektivësh.

Sfida për Berlini dhe frika nga tërheqja amerikane

Gjermania deri tani ka ofruar tetë brigada dhe po krijon një të nëntë në Lituani, e cila pritet të jetë funksionale në vitin 2027. Megjithatë, burime nga NATO e shohin përmbushjen e objektivave të reja si një detyrë të vështirë për Berlinin, për shkak të mungesave strukturore në personel dhe pajisje.

Reuters thekson gjithashtu se planet e NATO-s nuk përfshijnë ende skenarin e tërheqjes së trupave amerikane nga Evropa, një zhvillim potencial që ka alarmuar vendet evropiane, duke qenë se një pjesë e madhe e mbrojtjes së Aleancës mbështetet te kapacitetet ushtarake të SHBA-së.

Uashingtoni ka bërë të ditur se do të fillojë diskutimet për këtë çështje me aleatët më vonë gjatë vitit. Kujtojmë se ish-presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar më herët se SHBA nuk do të mbrojë vendet që nuk përmbushin angazhimet për shpenzimet ushtarake.

Rritje historike e buxheteve të mbrojtjes në NATO

Që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, vendet anëtare të NATO-s kanë rritur ndjeshëm buxhetet e mbrojtjes. Në samitin e ardhshëm në Hagë, pritet që kreu i Aleancës, Mark Rutte, të kërkojë rritjen e objektivit të shpenzimeve nga 2% në 5% të PBB-së, ku 3.5% do të shkojë për mbrojtjen direkte dhe 1.5% për çështje të tjera të sigurisë.

Gjermania ka ndryshuar së fundmi rregullin kushtetues për deficitin buxhetor, duke i hapur rrugë rritjes së investimeve në mbrojtje, dhe ka shprehur mbështetjen e saj për objektivin e ri 5%.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjermane, Carsten Breuer, ka deklaruar se ushtria gjermane do të jetë e pajisur plotësisht deri në vitin 2029 – një vit që NATO e konsideron kritik, pasi Moska pritet të ketë rigjeneruar forcat e saj për një sulm të mundshëm ndaj territorit të NATO-s.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Gjermania kishte deri në 500.000 trupa aktive dhe 800.000 rezervistë. Sot, së bashku me Poloninë, ajo ka marrë përgjegjësinë për të ofruar forcat tokësore të vijës së parë në rast të një sulmi rus në krahun lindor të Aleancës.

Pas

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

Para

Zgjedhjet e 11 majit/ PD ankimon në KAS rezultatin edhe për Qarkun Fier: Funksionarë të shtetit blenë vota! Bandat ushtruan presion mbi individë dhe familje

Para
Zgjedhjet e 11 majit/ PD ankimon në KAS rezultatin edhe për Qarkun Fier: Funksionarë të shtetit blenë vota! Bandat ushtruan presion mbi individë dhe familje

Zgjedhjet e 11 majit/ PD ankimon në KAS rezultatin edhe për Qarkun Fier: Funksionarë të shtetit blenë vota! Bandat ushtruan presion mbi individë dhe familje

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.