09:10 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

NATO lë takim me zyrtarët rusë në këtë datë, synohet shmangia e luftës me Ukrainën (Çfarë kërkon Rusia)

15:28 | 04/01/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
NATO lë takim me zyrtarët rusë në këtë datë, synohet shmangia e luftës me Ukrainën (Çfarë kërkon Rusia)

Një zyrtar i NATO-s njoftoi të martën se javën e ardhshme do të mbahet një takim i posaçëm i ambasadorëve të aleancës atlantike me zyrtarë të lartë rusë. Takimi i caktuar nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vjen ndërsa palët po kërkojnë dialog për të parandaluar një përplasje të hapur lidhur me Ukrainën.

Aleanca ushtarake perëndimore ka kërkuar prej muajsh një takim të Këshillit NATO-Rusi, e shqetësuar nga rritja e pranisë ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën. Por mbledhja e forumit dukej në rrezik pas një mosmarrëveshjeje në muajin tetor mbi çështje të spiunazhit.

Takimi i këshillit, një format i përdorur për dialog që nga viti 2002, do të mbahet në Bruksel më 12 janar. Përpara tij, më 10 janar në Gjenevë, do të zhvillohen bisedime mbi sigurinë mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, u nis të martën drejt Ukrainës për një vizitë dy-ditore, dëshmi e mbështetjes ndaj Kievit, i cili aspiron t’i bashkohet bllokut evropian dhe NATO-s.

Moska kërkon garanci që NATO do të ndalë zgjerimin e saj drejt lindjes dhe se do t’i japë fund bashkëpunimit ushtarak me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, të cilat kanë mosmarrëveshje territoriale me Rusinë.

Moska gjithashtu ka hedhur poshtë pohimet e Uashingtonit se po planifikon një sulm ndaj Ukrainës dhe akuzon Kievin për rritjen e pranisë ushtarake në lindje të territorit të saj.

“Çdo dialog me Rusinë duhet të vazhdojë në bazë të parimit të reciprocitetit, të trajtojë shqetësimet e NATO-s mbi veprimet e Rusisë e të bëhet në konsultim me partnerët evropianë të aleancës”, tha zyrtari i NATO-s.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova konfirmoi se zyrtarët rusë do të marrin pjesë në takimin e NATO-s në Bruksel.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë pritet të marrin pjesë në bisedimet që do të mbahen në Bruksel, pas takimit në Gjenevë me Zëvendës Sekretaren amerikane të Shtetit Wendy Sherman.

Më 13 janar, bisedimet do të vazhdojnë në një format më të gjerë në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me bazë në Vjenë, e cila përfshin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s, si dhe Rusinë, Ukrainën dhe shtete të tjera ish-sovjetike.

Një zëdhënës i BE-së tha se zoti Borrell, i cili ka qenë një nga zërat kryesorë në strategjinë e bllokut për forcimin e sanksioneve ndaj zyrtarëve të lartë rusë në vitin 2021, beson se “Bashkimi Evropian nuk mund të jetë një spektator neutral në negociata, nëse Rusia vërtet dëshiron të diskutojë çështje të sigurisë në Evropë”.

Bashkimi Evropian e sheh Ukrainën si një “partner strategjik”, tha zëdhënësi.

Gjatë vizitës së tij në Ukrainë zoti Borrell, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm i këtij vendi Dmytro Kuleba, do të vizitojë pikë e kontaktit të Ukrainës me rebelët separatistë të mbështetur nga Rusia. Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë hapat e tyre të ardhshëm më vonë gjatë muajit janar.

Pas

Emergjencë totale tek Bayern, 9 futbollistë të infektuar me Covid-19

Para

VIDEO/ I kritikuan për puthjet në buzë, reagon për herë të parë vajza e Ilirit: Kisha 4 muaj pa e parë…

Para
VIDEO/ I kritikuan për puthjet në buzë, reagon për herë të parë vajza e Ilirit: Kisha 4 muaj pa e parë…

VIDEO/ I kritikuan për puthjet në buzë, reagon për herë të parë vajza e Ilirit: Kisha 4 muaj pa e parë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama: Anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i këtij mandati, gratë janë forca shtytëse

DOSJA ‘Ura’/ Polici Altin Morina në shërbim të trafikantëve të drogës, kërkoi informacione deri te ish-kryepolici Nano

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar në çdo kohë

Zegjineja nuk i ndahet Gaz Bardhit, i kujton humbjen shkatërruese në Fier dhe e pyet se ku ishte fshehur pas zgjedhjeve

Shtresa e mesme nën trysni: Shpenzimet për jetesën kapërcejnë mundësitë

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon shifrat: Shkalla e papunësisë shkon në 10.9%

Shpërthimet e gripit të shpendëve te gjitarët dyfishohen, duke rritur rrezikun për njerëzit

OBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.