08:38 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

NATO ultimatum Rusisë: Nuk e njohim ankesimin e Krimesë, tërhiqni trupat separatiste

17:05 | 31/10/2019
në Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
NATO ultimatum Rusisë: Nuk e njohim ankesimin e Krimesë, tërhiqni trupat separatiste

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka kërkuar që Rusia t’i japë fund mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës dhe të tërheqë të gjitha forcat ruse nga territori ukrainas.

Duke folur në një konferencë për media në Kiev më 31 tetor, pasi ka diskuuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, Stoltenberg ka thënë se Moska duhet t’i kthejë tri anije ukrainase, të cilat i kishte kapur në Ngushticën e Kërçit në nëntor të vitit të kaluar.

“NATO-ja mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia”, ka thënë Stoltenberg.

“Rusia duhet t’i japë fund mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës”.

Stoltenberg po ashtu ka thënë se NATO-ja planifikon të rrisë mbështetjen për Ukrainën dhe Detin e Zi, duke kryer stërvitje ushtarake në këtë rajon.

Rusia pretendon se anijet ukrainase të kapura në Ngushticën e Kërçit kanë qenë në ujërat territorialë të Rusisë, mirëpo këto deklarata janë hedhur poshtë nga Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit, me seli në Hamburg, shkruan REL.

Kreu i NATO-s është cituar t’i ketë thënë presidentit ukrainas, Volodomyr Zelenskiy se marrëveshjet e paqes, që janë arritur me qëllim të dhënies fund të konfliktit në mes të Ukrainës dhe separatistëve rusë, duhet të zbatohen në tërsi nga të dyja anët.

Ai ka thënë se NATO-ja mbështet përpjekjet e Zelenskiyt për ta zgjidhur në mënyrë paqësore këtë konflikt.

Megjithatë, Stoltenberg ka përmendur edhe se Ukraina duhet të vazhdojë të zbatojë reformat, në mënyrë që të garantojë sigurinë e shtetit dhe të punojë për anëtarësim në NATO.

Zelenskiy në anën tjetër ka thënë se Ukraiana është “gati për të kaluar në një tjetër nivel” dhe të anëtarësohet në programet e NATO-s.

Etiketa: Jens StoltenbergnatorusiUkraine
Pas

“Vlerat & Mirëqenia” tema e “Ditës Botërore të Vlerave Shqipëri – World Values Day Albania” 17 tetor 2019

Para

Drafti për dëmshpërblimet e kohës së Luftës, Artur Roshi flet për nismën: Të pushkatuarit pa gjyq, dëmshpërblim deri në 25 vite

Para
Drafti për dëmshpërblimet e kohës së Luftës, Artur Roshi flet për nismën: Të pushkatuarit pa gjyq, dëmshpërblim deri në 25 vite

Drafti për dëmshpërblimet e kohës së Luftës, Artur Roshi flet për nismën: Të pushkatuarit pa gjyq, dëmshpërblim deri në 25 vite

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkenca zbulon kur fillon plakja e vërtetë

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin, pronat shtetërore i kalojnë Korporatës për “Korpusin e Inspektorateve”

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.