8 mijë ushtarë të NATO-s janë vendosur në rajonin e Finnmark në veri të Norvegjisë, 160-300 km nga kufiri rus, me qëllim të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.Ushtrimet do të bëhen me ‘Vikingët’, të cilët përfshijnë trupat britanike, amerikane dhe norvegjeze.
Këto stërvitje kanë filluar të hënën ndërsa priten të zgjasin deri më 15 mars, qëllim kryesor është praktikimi i menaxhimi i krizës dhe mbrojtjes së Novergjisë.
Një total prej 8 mijë trupash janë duke marr pjesë, duke përfshirë edhe 700 ushtarë nga marinsat e SHBA-ve, ushtrisë amerikane dhe marinsave britanike, të cilat janë të integruara në njësi norvegjeze. Trupat britanike dhe amerikane morën pjesë në stërvitjet përgatitore që të adaptohen me motin e ashpër i cili po mbretëron në Norvegji.
Këso lloj ushtrimesh janë mbajtur edhe më parë. Ushtrimi i mëparshëm në Finnmark është parë si një provokim për Rusinë. (E.K/SHUPLAKA)