15:42 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nazarko për deklaratat e Blushit: Meta s’ka fuqi të ndikojë mbi Ramën

17:38 | 16/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nazarko për deklaratat e Blushit: Meta s’ka fuqi të ndikojë mbi Ramën

Analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar situatën politike në vend, dhe konkretisht deklaratat e deputetit Ben Blushi gjatë seancës së sotme plenare. Në rubrikën “Opinion”, Nazarko tha se deklaratat e Blushit nuk janë realiste, por të ndikuara nga interesat e tij.

Sipas Shpëtim Nazarkos, kreu i LSI-së, Ilir Meta, nuk ka fuqi të ndikojë në vendimet e kryeministrit Rama.

“Sa i takon deklaratave të Blushit sot në Kuvend, do të thoja se i komenton situatat sipas interesit të vet. Blushi i bën llogaritë sipas dëshirës së vet. Edhe LSI nuk e ka marrë shumë të fortë manovrën. Dhe ky marzh manovrimi nuk është aq i fortë sa të prishë balancën. Mendoj se Blushi nuk ka të drejtë kur thotë se Meta ka fuqi të ndikojë mbi Ramën”, tha Nazarko.

Duke komentuar deklaratat e kryedemokratit Basha sa i takon kërkesave të përsëritura tashmë në 28 ditët e protestës, Nazarko thotë se opozita po vetëvritet në shesh. Sa i takon takimeve të Bashës me ambasadorët, Nazarko thotë se këto takime janë thirrur nga kryedemokrati.

“Basha sot tha se kauza e opozitës po shkon drejt realizimit. Por thirrja e Bashës për ambasadorët, me të cilët është takuar disa herë ditët e fundit, duket më shumë si sinjal i tij për të qetësuar aleatët. Nuk e thërrasin ambasadorët Bashën, por Basha ata. Duket edhe se diplomacia është pezull në këtë pikë”, u shpreh Nazarko.

“Këto partitë 25 vjeçare kanë mbaruar ciklin, si Les Valesa në Poloni. Këta kanë zbërthyer rripat e mesit edhe në brezin e deputetëve të vjetër dhe të rinj, kanë gjetur një mënyrë interesante me çadrën. Fjalimi i Berishës sot më kujtoi kur shqiptarët kërkonin një armik të madh, duke u kapur pas Soros. PD ka ende shanse, ka marrë 500 mijë vota, t’i diskutojë shanset, të shikojnë të vërtetat e saj në sy edhe pse kjo parti ka marrë tatëpjetën e madhe që nga 2011, ka mbaruar misionin e saj historik” tha Nazarko duke iu referuar aksionit politik të opozitës dhe shanseve të saj në zgjedhje.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: Sali Berishashpetim nazarko
Pas

Basha fut në çadër edhe shkrimtarin e njohur, Kim Mehmeti pranë demokratëve në orën 18:00

Para

“Veliaj duke shitur fiq te Pazari i Ri”: Me lot, Kapexhiu la çadrën e bulevardit dhe erdhi këtu

Para
“Veliaj duke shitur fiq te Pazari i Ri”: Me lot,  Kapexhiu la çadrën e bulevardit dhe erdhi këtu

"Veliaj duke shitur fiq te Pazari i Ri": Me lot, Kapexhiu la çadrën e bulevardit dhe erdhi këtu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama promovon atraksionet kulturore të Dropullit: Udhëtime që të rrëmbejnë (FOTOT)

BE kundër planit të Netanjahut për pushtimit e Gazës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze në Shqipëri, z. Huang Xuehu

Putin dyshon në fuqinë e ultimatumit të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Lobimi për t’i hequr non gratën, Berisha refuzon komentin: Nuk jam zëdhënës i “Continental Strategy”

Arriti marrëveshjen me Trump, Bashkimi Evropian pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA

“Putin do të ndalojë vrasjet nëse ulim çmimin e naftës”, Trump: India po furnizon makinën e luftës, s’do të jem i lumtur nëse…

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës, Ministria e Jashtme bën thirrje: Shmangni udhëtimet në territorin serb

“Ecim”, Kryeministri Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike

Plagosi nënën disa herë me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.