Tenisti serb, Novak Djokovic ka triumfur në mbrëmjen e ndarjeve të çmimeve “Laureus” si “Sportisti i Vitit” duke triumfuar ndaj rivalëve të tjerë që kishte në garë si sulmuesi frances Kilian Mbape dhe ndaj yllit amerikan të basketbollit LeBron Xhejms.
Tenisti serb arriti të kthehej tek suksesi, pas problemeve të shumta fizike që ka pas.
Ky është trofeu i katërt “Laureus” për Djokovic, që barazon rekordin e Usain Bolt.
Ndërkohë trofeun si “Sportistja e Vitit” e mori gjimnastia Simone Biles, ku sportistja amerikane hyri në histori si e vetja që arrin të triumfojë në katër Kampionate Botërore.
“Skuadra e Vitit” u shpall kombëtarja e Francës, ku la pas skuderinë Mercedes në Formula 1 dhe kampionët e NBA, Golden State.
Në mbrëmjen gala të zhvilluar për çmimet “Laureus” u vlerësuan edhe tenistja japoneze Naomi Osaka, golfisti Tiger Woods dhe ish-skiatoria amerikane Lindsey Vonn.