Një anije mallrash me flamur të Mongolisë, 114 e gjatë, është ndarë më dysh afër brigjeve turke në Detin e Zi.
Sipas mediave turke ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar ndërsa 11 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar të gjithë nga rojet turke.
Anija me emrin “Leonardo” ishte prodhim i vitit 1975.
Ndërkohë me ndihmën e rimorkiatorëve turq pjesa kryesore e anijes është nxjerrë në breg, ndërsa gjysma tjetër është ende në det të hapur, ku po fundoset gradualisht.
(S.SH/Shuplaka)