Ndahet nga jeta mjeku i njohur, themeluesi i Anestezi-Reanimacionit në Shqipëri, Dr. Agron Egro.
Ish-ministri i Shëndetësisë, politikani Tritan Shehu e kujton me vlerësim të madh të ndjerin Egro, babanë e gazetarit Franko Egro.
”Dr. Agron Egro nuk është më midis nesh! Një ditë e trishtë sot për Anestezi-Reanimacionin dhe Mjekësinë tonë.
U nda nga jeta miku, kolegu, një nga themeluesit e zhvilluesit e shkencës sonë të Anestezi-Reanimacionit.
Një mjek me kapacitete të mëdha profesionale, didaktike, shkencore. Një koleg me vlera të veçanta etike e njerëzore.
Ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve, miqve, pacientëve të tij të panumert!”, shkruan Shehu.
”Miq, Me dhimbje të pakufi ju njoftoj se sot ndërroi jetë babai. Nisja për në Sharrë bëhet në orën 14.00 nga Rr.Myslym Shyri”, shkruan mes dhimbjes gazetari Franko Egro.(V.G/SHUPLAKA)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/01/agronegro.jpg)