“I thashë sëmundjes ik tutje se kam punë. Jeta është e bukur dhe duhet mbajtur fort me dhëmbë. Të gjithë mjekët më thonë: Shikoje jetën me ngjyra të bukura. Jeta është e bukur dhe duhet jetuar, këto kanë qenë fjalët e fundit tepër frymëzuese të aktores Hajrie Rondo ndërsa u nderua me çmimin “Simbol i Qytetit”, nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Rondo ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare në Himarë, ajo vuante nga një sëmundje e pakurueshme, ndërsa pak më muaj më parë ajo i ishte nënshtruar një operacioni në kokë.
Rondo qe mbahet mend mes qindra roleve per ate te 14 vjeç dhender si Tana.
“Faleminderit që kontributi dhe jeta ime ka qenë në vë- mendjen tuaj. Në jetën time kam pasur si lajtmotiv që ta shoh dhe ta përjetoj me ngjyrat më të bukura. Një nga këto ngjyra është ajo e profesionit që kam zgjedhur.
Ne kishim premierën në Teatrin e Metropolit dhe unë jam pjesë e asaj shfaqjeje. Kur dy zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, më bënë ofertën, isha në dilemë: ta marr apo jo? Të rri në shtëpi, të mbyllem dhe të bashkëbisedoj e trishtuar me sëmundjen, apo t’i them asaj def, ik tutje, sepse kam punë?
Zgjodha këtë të dytën, bëra mirë dhe ia dola. U lodha njëçikë, por stafi, drejtoresha, regjisorja dhe kolegët ma amortizuan dhe ma lehtësuan sëmundjen. Betohem dhe të jap fjalën se do të luftoj, do të luftoj fort t’i ngjit prapë ato shkallë, ajo është shtëpia ime” ishin fjalët e saj të fundit për mediat.
(S.SH/Shuplaka)