09:58 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndahet nga jeta ‘Artisti i Popullit’, Gaqo Çako

22:21 | 01/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndahet nga jeta ‘Artisti i Popullit’, Gaqo Çako

Është ndarë nga jeta  mjeshtri i operas, Gaqo Çako, në moshën 83-vjeçare.

Gaqo Çako lindi më 24 janar 1935, dhe mbante titullin ‘Artist i Popullit’.

Tenori legjendar, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj.

Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.

Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer.

Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohet e shfaqet, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh.

Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios.

(E.V/Faxweb.al)

Pas

Humbisni një deri në dy masa për 4 javë duke pirë këtë lëng magjik para gjumit

Para

Zonja Meri ka lajme të këqija! Si do të jetë muaji gusht për shenjat e Horoskopit

Para
Zonja Meri ka lajme të këqija! Si do të jetë muaji gusht për shenjat e Horoskopit

Zonja Meri ka lajme të këqija! Si do të jetë muaji gusht për shenjat e Horoskopit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sherr mes vëllezërish në Paskuqan, dy prej tyre plagosen me thikë

Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania, do të vijojnë deri në 31 gusht

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

EMRI/ 44-vjeçari tenton të grabisë një banesë, plagoset me armë zjarri në Sarandë

Sulmohen tre porte dhe një termocentral, Izraeli godet objektiva të rebelëve Houthi në Jemen

Aksident i rëndë në Ukrainë: Përmbyset autobusi, 1 i vdekur dhe 17 të plagosur

Sekuestrohen qindra çadra dhe shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme. Procedohen penalisht dhjetëra shtetas

Moti i keq në Italinë veriore, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Vrau tre të afërmit e saj me kërpurdha vdekjeprurëse, australianja shpallet fajtore

Zjarr i madh në malin Vastak, flakët dalin jashtë kontrollit gjatë natës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.