Aktori i njohur Besnik Kaso dhe njëkohësisht bashkëshorti i këngëtares Irma Libohova ka ndërruar jetë.
Mësohet se aktori Kaso është ndarë sot nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, ndërsa me këngëtaren e njohur ka pasur 32 vite martesë, nga e cila kanë edhe një djalë që quhet Ataol.
Besniku Kaso debutoi vite me radhe përkrah aktoreve me emër Skënder Sallaku, Arben Shaka, Vasillaq Vangjeli, Kaçja, Vegim Xhani, etj. Ka interpretuar disa role edhe ne filmin shqiptar si p.sh ne filmin “Streha e re” etj, ndërsa në vitet që pasuan ai vendosi të qëndronte larg vëmendjes mediatike. (J.V/Shuplaka)