Ndërron jetë në moshën 84 vjeçare “bilbili” i muzikës popullore shkodrane dhe artisti i merituar Shyqyri Alushi. Alushi është ndarë nga jeta mbrëmjen e kësaj të hëne. Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e bënë me dije familjarët e të ndjerit.
Alushi prej ditësh ishte i shtruar në spital, ku merrte dhe trajtim për shkak se vuante nga ishemija. Familjarët e tij përmes medias, i bënë apel shtetit për t’i ardhur në ndihmë ikonës së shquar për kontributin e dhënë në fushën e artit.
Ata u shprehën se po i blinin medikamentet me lekët e tyre sepse pensioni i tij prej 170 mijë lekësh të vjetra nuk mund ta përballonte. Ku djali i tij tha se:”Të lihet Shyqyri Alushi me këtë pension është turp.” (lexo këtu)
Shyqyri Alushi ka pasur një karrierë mjaft të pasur muzikore. Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë. Po ashtu, Alushi gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë në disa turne në rang ndërkombëtar si në Rumani, Portugali, Turqi, Francë, Gjermani, Mali i Zi etj.
Shyqyri Alushi mban titullin ‘Artist i Merituar’, dhe ‘Krenaria e qytetit të Shkodrës’ dhe është këngëtar i shquar i ahengut dhe këngës popullore qytetare shkodrane.
Discussion about this post